Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës zog


  • zo/g,-gu emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -gj(të) 1. term në zoologji; kafshë e vogël kërbishtore, e mbuluar me pupla, me sqep të brirtë, me dy këmbë e me krahë për fluturim, që shumëzohet me vezë; emër për disa shpendë të vegjël si trumcaku, dallëndyshja, bilbili etj.: zogjtë shtegtarë; zog këngëtar; fole zogjsh; cicëron zogu. 2. i vogli i një shpendi; i vogli i një kafshe, pjella: zog pule (shqiponje); zogu i dallëndyshes (i korbit); zog maceje (gomari); zogjtë e arushës; klloçka çeli zogj; / bir: zogu i shqiptarit. 3. term në anatomi; zogth. 4. term në zoologji; gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa shpendë: zog bari shpend i egër, i vogël e në ngjyrën e barit; zog blete bregca; zog bore (dimri) borës, zborak; zogu çaush zog arash ngjyra-ngjyra, me sqep të kthyer e me kaçul mbi kokë; zogu dervish çafkëlore; zog drite bilbil; zogu i dhenve bishtatundës; zog miu (ferre, shtrige) cinxamiu; zogu mizë kolibri; zogu i natës lakuriqësi i natës; zog nuseje (rrëfeshku) kryeartëza.

  • Sinonime / Të ngjashme

    pjella | zogth | zborak

  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • log

    lo/g,-gu emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -gje(t) 1. lëndinë e vogël (zakonisht në mal a në pyll); shesh i vogël, vend i rrafshët: logu i fshatit (i kuvendit); u mblodhën në log. 2. i vjetruar; shesh ndeshjeje ose lufte, mejdan: doli në log të burrave.


  • tog

    to/g,-gu emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -gje(t) 1. grumbull diçkaje a gjërash të mbledhura si bregore e vogël: tog librash (gazetash); tog dheu (rëre); / grup i vogël njerëzish: tog fëmijësh. 2. grup çështjesh, dukurish etj. që lidhen njëra me tjetrën; varg: një tog problemesh. / term në gjuhësi; grup njësish gjuhësore të lidhura ndërmjet tyre: tog zanor (bashkëtingëllor); tog frazeologjik. 3. si ndajfolje; në grup, së bashku: rrrinë (erdhën) tog.


  • zor

    zor,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit bisedor; 1. shtrëngim që i bëhet dikujt, detyrim me dhunë: ia mori me zor; e mbajti me zor; e bëri me zor. 2. përpjekje e madhe a mundim për të kryer e për të arritur diçka; vështirësi; gjendje e keqe dhe e rëndë; nevojë: ngjitet (merr frymë, flet) me zor; e kuptoi me zor. 3. drojë, turp: më vjen zor; e kishte nga zori. 4. si ndajfolje; vështirë: zor se vjen; është zor ta ndalësh.


  • zot

    zot,-i I emër i gjinisë mashkullore; fjalë a shprehje fetare; qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila, sipas besimeve fetare, ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; edhe numri shumës; -a(t) perëndi: i lutem Zotit; e ruanin zotat.


  • zot

    zot,-i II emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ërínj (të) 1. pronari i diçkaje; pronari kundrejt atyre që punojnë tek ai; edhe kuptim i figurshëm; ai që ka diçka dhe e përdor sipas dëshirës së vet; i zoti: vendi ka zot; fushën pa sot gjithkush e kullot (fj. u.). 2. përdoret kur i drejtohemi me nderim a zyrtarisht një burri, zotëri: zoti ministër; zoti i shtëpisë kryefamiljari.


  • zogë

    zóg/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. pulë e re që s’ka nisë të bëjë vezë. 2. kuptim i figurshëm; me ngjyrim përkëdhelës; vajzë a grua e re dhe e bukur. 3. bletë e re: mjaltë zogash.


  • azot

    azót,-i emër i gjinisë mashkullore; term në kimi; element pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen (simboli N): azot i lëngshëm.


  • beg

    beg,-u emër i gjinisë mashkullore; 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.


  • boa

    bóa emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(t) term në zoologji; gjarpër shumë i madh johelmues, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.

  • Fjala e Ditës

    • sinonim

      sinoním,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) term në gjuhësi 1. fjalë a shprehje me kuptim të njëjtë ose shumë të afërt me kuptimin e tjetre (p.sh. udhë e rrugë, trim e i guximshëm, filloj e nis, zë e kap, sy për sy e ballë për ballë etj.): çift (varg) sinonimesh; fjalor sinonimesh. 2. i ligjërimit libror emër, mendim etj. që lidhet me një tjetër a që të kujton një tjetër: figura e Skënderbeut është sinonim i lirisë.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj