Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës ndalohem


  • ndalóhem folje vetvetore; 1. ndërpres ecjen ose lëvizjen, qëndroj në vend; qëndroj diku për pak kohë. 2. folje pavetore; nuk lejohet: ndalohet rreptësisht duhani. / trajta pësore; ndalóhem.
  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • dallohem

    dallóhem folje vetvetore; e dalloj: nuk dallohej fare; dallohet për mençuri. / trajta pësore; dallóhem.


  • fjalohem

    fjalóhem folje vetvetore; 1. flas. 2. i ligjërimit bisedor; grindem.


  • nderohem

    nderóhem folje vetvetore; dal me nder, dal faqebardhë. / trajta pësore; nderóhem.


  • palohem

    palóhem folje vetvetore; palosem. / trajta pësore; palóhet veta; III.


  • ndahem

    ndáhem folje vetvetore; 1. folje vetvetore; e ndaj1-5: u nda prej nesh (nga jeta, nga gjiri ynë) vdiq; delen që ndahet nga shoqet, e ha ujku (prov.); nuk iu nda për asnjë çast; nuk i ndahet punës; si u ndatë me të korrat sivjet?; në këtë pikë ndahemi; u nda përgjysmë (më katërsh); ndahet në grupe. / trajta pësore; ndáhem.


  • ndalem

    ndálem folje vetvetore; 1. folje vetvetore; e ndal2-3: u ndal për drekë; u ndalën në problemin e drogës. 2. ndërpres lëvizjen, pushoj së punuari a së vepruari; veta; III pushon, ndërpritet: punon pa u ndalur; u ndal shiu. 3. përmbahem, nuk e bëj diçka: nuk ndalet para asgjëje. / trajta pësore; ndálem.

  • Fjala e Ditës

    • preventiv

      preventív,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -a(t) term në financë shuma e parashikuar për të kryer një punim; dokumenti me përllogaritjen e kësaj shume: preventivi i urës.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj