Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës mik


  • mi/k,-ku emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -q(të) 1. edhe si mbiemër; ai me të cilin kemi lidhur miqësi, që na vjen në shtëpi për vizitë, na ndihmon etj.; dashamir; antonim; armik: mik i vërtetë; mik për kokë mik shumë i ngushtë; mik për fiq (mospërf.) mik i rremë; mik pas miku mik shumë i largët; oda e miqve; popuj (vende) miq; kemi miq (në shtëpi) kemi mysafirë; miku i mirë njihet në ditë të vështirë (fj. u.); hekuri njihet në zjarr, miku në nevojë (fj. u.); / term në etnografi; secili nga meshkujt e familjes së nuses kundrejt njerëzve të dhëndrit; krushk: e bëmë mik. 2. term në sport; skuadra a ekipi që ndeshet me vendësit: fituan (humbën) miqtë. 3. i ligjërimit bisedor; dikush të cilit nuk ia dimë emrin ose nuk duam t’ia përmendim; një njeri: a e takove atë mikun?; lum miku. 4. i ligjërimit bisedor; dashnor: kishte zënë një mik në gjimnaz.

  • Sinonime / Të ngjashme

    dashamir | krushk | dashnor

  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • cik

    ci/k,-ku I emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -qe(t) 1. buza e një ene, e një thesi etj.: cik më cik buzë më buzë, plot e përplot. 2. kuptim i figurshëm; vlugu, kulmi, pisku: ciku i dimrit (i verës); në cik të vapës; në cik të rinisë.


  • cik

    cik,-u II emër i gjinisë mashkullore; hirra e kosit a e djathit të njomë; llurbë: ciku i verës.


  • cik

    cik folje kalimtare; -a, -ur prek lehtë; cek. / trajta pësore; cíket.


  • çik

    çik,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) fjalë e thënë me thumb ose veprim për të ngacmuar dikë, që të ndeshet a të matet për diçka; shkas; ngacmim: flet me çik; i hodhi (kërkon) çik.


  • çik

    çik I folje kalimtare; -a, -ur cek: mos e çik;


  • çik

    çik II folje kalimtare; -a, -ur bëj çika-çika; grij.


  • fik

    fi/k,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -q(të) term në botanikë; pemë frutore e vendeve të ngrohta, me gjethe të mëdha, që bën kokrra me tul të ëmbël; kokrra e kësaj peme: fik i zi (i bardhë); reçel fiku; bukë fiku bukëfiqe; fik deti (bot.) shkurre e vendeve të ngrohta, me gjethe të trasha, të tulta e me gjemba, që bën fryte me shije si të fikut të zakonshëm; lule zbukurimi e ngjashme me këtë bimë.


  • fik

    fik folje kalimtare; -a, -ur shuaj.


  • lik

    lik,-u emër i gjinisë mashkullore; 1. sipërfaqe e rrafshët: liku i tokës (i detit); i shkoi për lik e preku paksa, i shkoi rrëshqitas diçka.

  • Fjala e Ditës

    • karagjoz

      karagjóz,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -ë(t) i ligjërimit bisedor hokatar i shkathët; / me ngjyrim mospërfillës palaço.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj