Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës lejor


  • lejór,-e mbiemër; term në gjuhësi; që lidh një fjali të varur, e cila tregon një veprim a një gjendje që pritej të pengonte veprimin a gjendjen e shprehur nga fjalia drejtuese, por që nuk arrin ta bëjë: lidhëza lejore (p.sh. megjithëse, ndonëse, edhe pse, sado që, sido që, pavarësisht se etj.); / që lidhet me lidhëza të tilla: fjali lejore (p.sh. sado që kishte dhembje të mëdha, nuk ra në shtrat).

  • Sinonime / Të ngjashme

    megjithëse

  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • lejoj

    lej/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. e lë dikë të bëjë diçka, i jap leje; i jap pëlqimin dikujt për një punë, miratoj; antonim; ndaloj: e lejoi të shkonte; më lejoni të hyj? 2. e bëj të mundshme diçka; krijoj kushte, pajtohem me një gjendje: s’e lejojnë kushtet; këto na lejojnë të pohojmë se...; nuk e lejon koha (libr.) s’ka kohë. 3. përdoret për mirësjellje kur i drejtohemi dikujt: më lejoni t’ju njoh me shokun tim.


  • bijor

    bijór,-e mbiemër; që është si prej bije: dashuri bijore.


  • dekor

    dekór,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në teatër; tërësia e mjeteve në skenë, që paraqitin mjedisin ku zhvillohet ngjarja: dekori i aktit të parë. 2. i ligjërimit libror; diçka që shërben për të zbukuruar një sallë, një ndërtesë etj.; zbukurim: dekor kombëtar.


  • fejoj

    fej/ój folje kalimtare; -óva, -úar jap pëlqimin për fejesë; bëj e shpall fejesën e një çifti.


  • fijor

    fijór,-e mbiemër; term special ose në disa fusha; fijezor.


  • fletor

    fletór,-e mbiemër; edhe si emër; gjethor.


  • gojor

    gojór,-e mbiemër; 1. që bëhet a që thuhet me gojë; që përcillet gojë më gojë: të folurit gojor; ushtrime gojore; krijimtaria gojore e popullit folklori; burime gojore. 2. term në gjuhësi; që shqiptohet vetëm me gojë: zanore gojore.


  • lakor

    lakór,-e mbiemër; i ligjërimit libror; që është si lak; i lakuar: vijë (figurë) lakore.


  • lavor

    lavór,-e mbiemër; që lidhet me lavën, i lavës; që përbëhet nga lava: rrymë lavore.

  • Fjala e Ditës

    • kremtim

      kremtím,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj