Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës ditur


  • dítur,-i (i) emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -(it) (të) ai që di shumë, dijetar.

  • dítur (i, e) mbiemër; 1. që dihet a që njihet prej të gjithëve, i njohur: është një gjë e ditur; ia bëj të ditur (dikujt) e njoftoj, e vë në dijeni. 2. që ka njohuri të gjera e të thella, që di shumë; shumë i aftë e i zoti; i mençur: është shumë i ditur.

  • dítur,-it (të) emër i gjinisë asnjanëse; mundësia për të ditur diçka; gjendja kur e di diçka.

  • di folje kalimtare; -ta, -tur 1. kam njohuri ose të dhëna për dikë a për diçka; e kam marrë vesh; e zotëroj: di disa gjuhë; e di përmendsh (ujë, në majë të gishtave) e di shumë mirë; ia di zemrën (kokën, mendjen); ia di huqet e njoh mirë; me sa di unë nga të dhënat a njoftimet që kam, nga ç’kam marrë vesh; e kam ditur njeri me mend e kam njohur a e kam menduar si njeri të zgjuar; më mirë të dish se të kesh (fj. u.); i zoti e di ku i pikon çatia (fj. u.). 2. jam i zoti të bëj diçka; edhe folje jokalimtare; kuptoj, marr vesh; jam i vetëdijshëm për diçka, e çmoj: di t’i bjerë violinës; di të sillet (ta përmbajë veten); nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s’është i aftë t’i shprehë qartë mendimet, mezi flet; s’ditën nga ikën ikën të shpërndarë; djalli e di (thjesht.) askush nuk e di; ia di për nder (për të mirë) (dikujt) i jam mirënjohës. 3. kryesisht; moh. nuk i nënshtrohem dikujt a diçkaje; nuk trembem, nuk thyhem; nuk e kam provuar a nuk e kam përjetuar diçka, nuk merrem kurrë me diçka: nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare; nuk di ç’është gënjeshtra nuk gënjen kurrë; nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë; nuk di llafe (fjalë) nuk meret me llafe, nuk ka fjalë. 4. ngulit në mend; mësoj: dije mirë se duhet shumë punë; e di ç’ke ti? përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka.

  • Sinonime / Të ngjashme

    dijetar

  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • dikur

    dikúr ndajfolje; 1. në një të kaluar të largët, qëmoti; më parë. 2. ndonjëherë në të ardhmen: dikur do të pendohet (do ta kuptojë).


  • ditar

    ditár,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. shënime të përditshme a të kohëpaskohshme për ngjarje ose për vëzhgime të ditës; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku mbahen këto shënime: ditari i anijes; ditari i shkollës (i mësuesit). 2. term në letërsi; vepër letrare në trajtë vëzhgimesh e përsiatjesh për ngjarje të ditës: Ditari i Ana Frankut.


  • ditor

    ditór,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) term në etnografi; e nesërmja e një të kremteje të rëndësishme.


  • ditor

    ditór,-e mbiemër; që lidhet me ditën, i ditës; që bëhet gjatë ditës, i një dite; që është vetëm për ditën; i përditshëm: regjimi ditor; paga ditore; çerdhe ditore.


  • dituri

    diturí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) njohuritë e fituara me studime a në praktikë; dije; shkalla e njohjes së diçkaje; shkencë: dituri shkencore (teorike); fushat (degët) e diturisë.


  • mitur

    mítur (i, e) mbiemër; edhe si emër; që është ende fëmijë ose fare i ri; / term në drejtësi; që nuk ka arritur moshën për të qenë i përgjegjshëm për veprimet që bën; antonim; i rritur; / i ligjërimit bisedor; kalama, çilimi.

  • Fjala e Ditës

    • kremtim

      kremtím,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj