Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006)
Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës akrep


  • akrép,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) 1. term në zoologji; kafshë e vogël helmuese, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb nga pas: akrepi i zi. 2. secila nga shigjetëzat e orës ose e aparateve të tjera matëse, gjilpërë: akrepi i minutave; në drejtim të lëvizjes së akrepave; / grep i metaltë, çengel. 3. me kuptim keqësues; njeri dorështrënguar; njeri shpirtkeq e tinëzar. 4. numri njëjës; i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 24 tetor deri më 22 nëntor.

  • Sinonime / Të ngjashme

    gjilpërë | çengel

  • Në Literaturë

    Loading interface...Loading interface...

    Shih edhe


  • krep

    krep,-i I emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) shkrep mali.


  • krep

    krep,-i II emër i gjinisë mashkullore; pëlhurë e hollë dhe e lëmuar, prej mëndafshi a leshi.


  • çerep

    çerép,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. tepsi e thellë balte, në të cilën pjekin bukën. 2. saç.


  • skrop

    skrop,-i emër i gjinisë mashkullore; 1. term në gjellëtari; qull me miell misri e me pak qumësht. 2. si mbiemër; shumë i zi: ishte bërë skrop ishte nxirë shumë. 3. si ndajfolje; shumë, fort (me mbiemrin i zi): skrop i zi.


  • shkrep

    shkrep,-i I emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) shkëmb i zhveshur e me majë, krep: nëpër male e nëpër shkrepa.


  • shkrep

    shkrep,-i II emër i gjinisë mashkullore; term në mjekësi; ngërç.


  • shkrep

    shkrep folje kalimtare; -a, -ur 1. përpjek dy sende që të nxjerrin shkëndija; i fërkoj fort që të ndizen më mirë: shkrep urorin (çakmakun); shkrep urët e zjarrit. 2. përplas, përpjek: e shkrepi kokën në mur. 3. folje jokalimtare; veta; III nis të dalë e të shkëlqejë; agon; edhe kuptim i figurshëm; vezullon; shkreptin; godet: shkrepi dielli (dita); i shkrepin sytë; rrufeja nuk shkrep dy herë në një lis (fj. u.). 4. edhe folje jokalimtare; shkreh një armë a diçka tjetër: shkrepi pushkën; aparati nuk shkrepi. 5. (me trajtë të shkurtër përemërore) shpërthej; edhe folje jokalimtare; më vjen menjëherë e papritur diçka: ia shkrepi gazit; i shkrepi në mendje. 6. kuptim i figurshëm; i ligjërimit bisedor; di; jam i zoti: s’ia shkrep në matematikë.


  • arap

    aráp,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. i ligjërimit bisedor; zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. term në zoologji; fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të zezë.


  • grep

    grep,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) 1. copëz teli e kthyer si grremç, që lidhet me një fill dhe përdoret për të zënë peshk: peshkoj me grep. 2. i ligjërimit bisedor; çengel, kanxhë: grepi i kandarit; grepi i mishit; u bë (si) grep (fig.) u dobësua shumë. 3. shtizë e hollë me majë të kthyer për të thurur dantella etj. 4. i ligjërimit bisedor; filiz i sapodalë mbi tokë: grepa misri. 5. i ligjërimit bisedor; sfurk; fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë; pirun. 6. kuptim i figurshëm; i ligjërimit të thjeshtë; me kuptim keqësues; vjedhës xhepash; zhvatës.

  • Fjala e Ditës

    • kremtim

      kremtím,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes.

    Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj