Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës zotroj
Të ngjashme:
zotëroj:

zotër/ój kal., -óva, -úar 1. jam pronar a zot i diçkaje, kam: zotëron toka (pyje). 2. veproj a bëj si dua; përmbaj; mposht: e zotëroi veten (gjendjen); nuk i zotëronte këmbët; / e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet: e zotëron lëndën; zotëron disa gjuhë të huaja. 3. edhe jokal., v. III gjendet më lart dhe shihet a vëzhgohet më mirë; ka përfshirë çdo gjë, është përhapur kudo; sundon: kodra zotëron qytetin; zotëron atmosferë e ngrohtë pune. / pës. zotëróhet v. III.

zotoj:

zotój kal. 1. bëhem zot i diçkaje duke e marrë me forcë, përvetësoj; zotëroj, kam: ia zotoi shtëpinë; pasurinë ia zotuan djemtë. 2. e bëj zap, e nënshtroj: ka zotuar gjithë vendin.

aktroj:

aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër.

fortoj:

fort/ój kal., -óva, -úar 1. forcoj. 2. i vë fortesë një veshjeje etj.

horroj:

horr/ój kal., -óva, -úar bised. e shaj rëndë dikë; e bëj horr.

katroj:

katr/ój kal., -óva, -úar 1. ia them a ia numëroj të gjitha. 2. e vajtoj dikë me ligje. 3. edhe jokal., mallkoj. 4. jokal. bised. llap, flas kot. / pës. katróhem.