Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës xhung
Të ngjashme:
xhungë:

xhúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gungë në trupin e njeriut a në trungun e drurëve. 2. nyjë e madhe e lidhur, kokël: lidh xhungë; diçka e dalë si gungë; e ngritur në një rrafsh a në tokë: vend me xhunga.

aheng:

ahén/g,-gu m. sh. -gje(t) bised. 1. argëtim me saze e me këngë popullore; përmb. këngët e meloditë popullore në një festë; sazet popullore: ahengu shkodran; këngë ahengu. 2. fig. keq. dëfrim i shthurur me pije e rrëmujë.

dhunë:

dhún/ë,-a f. 1. ushtrimi i forcës a shtrëngimi me mjete e me mënyra të vrazhda ndaj dikujt; detyrim a shtypje me anë të forcës. 2. fig. shnderim, poshtërim a turp i madh që i bëhet dikujt; / bised. e keqe; dëm: bëri mirë e gjeti dhunë.

trung:

trun/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. pjesa e trupit të drurit që nga toka deri ku ndahen degët kryesore; trupi i drurit pa rrënjët dhe degët; kërcu; / arkit. pjesa kryesore e një shtylle midis bazës dhe kreut. 2. trupi i njeriut a i kafshëve pa gjymtyrët e pa kokën. 3. gjeom. pjesë e një trupi gjeometrik ndërmjet bazës dhe një plani prerës paralel me bazën. 4. fig. burim i përbashkët nga kanë dalë disa popuj a gjuhët e tyre etj.: trungu i familjes së gjuhëve indoevropiane. 5. si mb. fig. keq. i trashë nga mendja, kërcu: është trung fare.

xhind:

xhínd,-i m. sh. -e(t) mit. figurë e besimeve dhe e përrallave popullore, e përfytyruar si shpirt i keq, që del natën e ka fuqi të mbinatyrshme: është si xhindi në shishe ka fuqi të madhe, por nuk e përdor dot.

xhins:

xhins,-i m. vjet. farefis; racë: xhins pas xhinsi.