Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës veti
veti:

vetí,-a f. sh. -(të) cilësi a tipar i qenësishëm i dikujt a i diçkaje, veçori; edhe filoz., cilësi e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron me sende e me dukuri të tjera dhe që e dallon ose e afron me to: veti thelbësore; veti kimike (fizike); vetitë e karakterit të njeriut (psikol.).

Sinonime / Të përafërta:
veçori
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Megjithëse nëpër gjithë veprën e tij e ka theksuar me patos të vërtetë rëndësinë e sinqeritetit, të nderit dhe të karakterit të fortë të gojtarit, duke e pasur gjithnjë parasysh dëmin e madh që mund t'i sjellë shoqërisë gojtaria e njerëzve të pandershëm, ai sikur nuk e ka quajtur të nevojshme t'i studjojë vetitë, prirjet dhe shkathtësitë e demagogëve, e as fenomenin e demagogjisë në shoqëri. Sikundër është gojtaria prirje e rrallë e disa njerëzve të rrallë, po ashtu është edhe demagogjia prirje e shpeshtë e disa njerëzve të shpeshtë, që mund të jenë, zakonisht, edhe gojtarë të mrekullueshëm, por, në qoftë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...edhe midis qendërbanimeve të reja, që u zhvilluan si qytete, ato që mbanin emra romakë. U ruajtën, gjithashtu, edhe emrat e shumë lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumë të tjerë, të cilët kanë mbetur si të tillë deri në ditët tona. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve të këtyre monumenteve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
qeti:

qetí,-a f. bised. qetësi.

veri:

verí,-u m. 1. pika e horizontit në anë të majtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli; veriu dhe jugu; Ylli i Veriut (astr.); Poli i Veriut (gjeogr.); / vend në këtë drejtim: Veriu i Shqipërisë. 2. erë e fortë dhe e ftohtë që fryn nga ky drejtim: fryn veriu; të pret (të than) veriu. 3. erë e lehtë, puhi, fllad; / erë që bëjmë me diçka për t’u freskuar: i bëj veri.

vete:

vét/e,-ja f. 1. edhe si përem., një njeri i veçantë, i cili në të njëjtën kohë e kryen dhe e pëson një veprim; thelbi i njeriut si individ, i ndryshëm nga të tjerët; vetvetja: s’i dhimbset vetja; i pëlqente vetja; kërkon shumë nga vetja; si e ndien veten? si ndihesh?; nuk e jep veten; mori veten më qafë; mendon vetëm për vete; fliste me vete (vetë me vete); për vete e bëri (e ka) për të mirën ose për të keqen e vet e bëri (e ka); gënjen veten shpreson më kot; i ka hyrë vetja në qejf i pëlqen vetvetja, mbahet më të madh; s’e ka veten në dorë bën veprime të pavetëdijshme; s’e zotëron dot veten, s’përmbahet; e mori veten në dorë e zotëroi veten mirë, u përmbajt; vrau veten me dorën e tij ia bëri të keqen vetes; mate veten pa të matur bota! (fj. u.); unë për vete… unë vetë…, unë nga ana ime…; e mori me vete; secili më vete secili veçan, veç e veç; i ndarë; i pavarur nga të tjerët, i mëvetësishëm; / që s’ngjan me të tjerët, jo i rëndomtë; i veçantë. 2. euf. herdhet: i ra në vete; i ra vetja (u çel ndër vete, u këput ndër vete) u rrënxua.

vete:

véte jokal., vájta, vájtur 1. shkoj nga një vend zakonisht më i afërt në një tjetër më të largët; drejtohem për diku; arrij në një vend, mbërrij diku; v. III lëviz në një drejtim të caktuar; arrin deri në një largësi; ka një drejtim të caktuar; shtrihet a kalon nëpër një vend: vajti në fshat; vajti më këmbë (me biçikletë, me tren); venë e vijnë te njëri-tjetri; i vajtën sytë tek ai; i venin këmbët sa andej-këtej; hekurudha vete nga Tirana në Vlorë; vija telefonike vete në çdo fshat; mirë vafsh (vafsh shëndoshë)! (ur.) udha e mbarë!, mbërrifsh shëndoshë!; udhëzimi u ka vajtur të gjitha shkollave; vajti lajmi deri në qytet; për ku vete kjo udhë?; kush vete në mulli, doemos do të përmiellet (fj. u.); vajti për lesh e doli i qethur (fj. u.) (iron.). 2. v. III rrjedh diçka; del prej diku; kalon poshtë; shkon: i vajti shumë gjak; i venin lotët çurg; i vajti buka keq. 3. bised. mbush një moshë të caktuar; v. III, edhe fig., rron, mban, duron; arrin në një pikë a në një shkallë; shkon: vajti pesë vjeç; sa vajtën shpenzimet?; sa të vajti shtëpia?; ora vajti një; ka vajtur në pikë të fundit (diçka); këpucët s’i vajtën gjatë. 4. fig. kam arritje të caktuara në punë, në mësime etj.; v. III bised. kryhet a zhvillohet në një mënyrë të caktuar; kalon nga një gjendje në një tjetër; ecën, shkon: si vete me mësime (me punë, me shëndet)?; puna vajti mirë (mbarë, ters); i vajti djathtazi i vajti mbarë; vendi ka vajtur shumë përpara; sa vete e më mirë po bëhet; si do t’i vejë filli (dikujt a diçkaje)?; të vaftë mbarë! (ur.). 5. bëj rregullisht një punë diku; ndjek një shkollë etj.; shkoj: vete me dhen; vajti ushtar; vete në universitet. 6. v. III bised. punon, shkon (për një aparat etj.): ora më vete mirë. 7. kryes. sh. përputhem me dikë; pëlqehemi; shkoj: venë si vëlla e motër. 8. edhe fig., eci pas dikujt a diçkaje, e ndjek; e miratoj; veproj a sillem siç do a siç bën dikush tjetër; shkoj (edhe në njësi frazeologjike): i vete pas (prapa) (dikujt); i vete pas qejfit (pas avazit); vete pas modës; vete nga të fryjë era; ku vete e i kërkon ndihmë atij! 9. v. III bised. më përshtatet diçka; vlen; shkon: nuk të venë këto pantallonat; nuk vete rakia pa meze; s’i vajtën lajkat (dredhitë); kjo s’vete fare; kjo para nuk vete më; atij i vete fjala e dëgjojnë. 10. v. III bised. harxhohet diçka, shkon: vajti kot; për një gozhdë vajti potkoi (fj. u.). 11. në kr. thj. kryes. veta III fig. bised. nuk jeton më, mbaroi, shkoi: vajti dhe Shkëlzeni. 12. nis, bëj: vajti të dilte, por e ndalën.

vetë:

vét/ë,-aI f. kryes. sh. -a(t) njerëz, frymë: tryezë për katër veta; familje prej gjashtë vetash.