Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës trajt
Të ngjashme:
trajtë:

trájt/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tërësia e vijave, e kufijve dhe e caqeve të dukshme të një sendi; pamja e jashtme e diçkaje; tiparet e jashtme të njeriut a të kafshës. 2. gjuh. mjet gjuhësor që shpreh kategoritë gramatikore të një fjale dhe lidhjet ndërmjet fjalëve e fjalive; formë në të cilën shprehet kuptimi gramatikor i një fjale; mënyra e ndërtimit të një fjale a të një fjalie; formë: trajta e shkurtër e përemrit vetor; trajtat e njëjësit (e shumësit); trajtë supletive.

trakt:

trakt,-i m. sh. -e(t) fletë a broshurë që përmban thirrje, parrulla ose çështje politike të ditës dhe që shpërndahet zakonisht fshehurazi.

drejt:

drejt- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve i drejtë, drejt (p.sh. drejtboshtor, drejtkëndësh, drejtpeshim, drejtqëndrim etj.).

krejt:

krejt ndajf. në mënyrë të plotë a tërësore; fare: i lagur krejt; u dogj krejt.

krejt:

krejt pacak. që të gjithë, tërë: krejt popullsia e qytetit; / (si kallëzuesor) njësoj si dikush tjetër; gjallë: krejt i ati (e ëma).

prajë:

práj/ë,-a f. pushim, prehje: s’ka prajë.