Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës talls
Të ngjashme:
tallë:

táll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. koçan misri; kashtë misri: mbylli shtambën me tallë. 2. bot. barishte e dëmshme, e ngjashme me misrin, me një xhufkë si të melekuqes; vulër.

tallës:

tállës,-e mb., edhe si em., që të tall; që shpreh tallje: shikim tallës.

tall:

tall kal., -a, -ur e vë në lojë dikë a diçka; përgojoj, e përqesh dikë a bëj shaka të rënda me të; e gënjej dikë me fjalë; e sjell vërdallë: e tall bota.

atlas:

atlás,-i m. sh. -e(t) përmbledhje hartash gjeografike ose hartash, pasqyrash, skicash etj. me të dhëna shkencore sipas vendeve ku gjenden: atlas gjeografik (botanik, dialektologjik).

atllas:

atllás,-i m. sh. -e(t) tekst. pëlhurë mëndafshi artificial, e lëmuar dhe me shkëlqim: perde atllasi.

balos:

balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë.