Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës sikur
sikur:

sikúr lidh. 1. lidh një fjali mënyrore-krahasore, që shpreh një krahasim të përafërt me fjalinë drejtuese: bënte sikur flinte; hiqej sikur nuk dinte gjë. 2. lidh një fjali kryefjalore, kundrinore ose kallëzuesore, që shpreh diçka me dyshim ose me hamendje, me fjalinë drejtuese: ndjeu sikur e kapi dikush; iu duk sikur u hap dera. 3. lidh një fjali kushtore, në të cilën shprehet një kusht i mundshëm, që dëshirohet ose që nuk ka gjasë të plotësohet, me fjalinë drejtuese; në qoftë se, po: sikur të kishin qenë të bashkuar, do të kishin fituar; po sikur të mos vijë, ç’do të bëjmë? 4. me një folje në mënyrën lidhore shpreh një dëshirë: sikur të vinte (të kishte ardhur)! 5. siç: sikur the ti më parë.

sikur:

sikúr pj. përdoret për t’i dhënë një fjalie thirrmore a dëshirore një ngjyrim dyshimi, mosbesimi, pasigurie etj. ose për të përforcuar një dëshirë a një kërkesë që duket si e paplotësueshme etj.: sikur nuk u kënaq; sikur di gjë ti!; sikur po vjen; ah, sikur të isha atje!

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

..., le ta quajmë vjershë, e përbërë prej dy vargjesh, qëpërfundojnë me pikëpyetje në fund:Sikur të takoheshim me vetëveten sy më syDo t' putheshim apo kishim për t'u pështy?nuk është poezi, meqë përmban vetëm një mendim të njohur që, pa fije vështirësie, mund të kthehet në një mendimtë thjeshtë: sikur ta analizonin mirë unin e tyre, disa prejnjerëzve do ta puthnin e disa do ta pështynin vetëveten.Pohim i kotë: sikur ta pështynin vetëveten të gjithë ataqë meritojnë të jenë të pështyer vetëm për shkak të moralittë tyre problematik shoqëror, atëherë krejt rrugët tona dotë shndërroheshi...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...jorealist, është njësoj sikur të shtrosh pyetjen përse fare ekziston romantizmi si drejtim letrar, që me idetë, problemet dhe, më në fund, edhe formën e veprave që e cilësojnë, është superstrukturë e kontekstit shoqërorhis- torik, kurse të shtrosh pyetjen përse ekziston romantizmi është njësoj sikur të shtrosh pyetjen përse janë bërë Revolucioni i madh francez, që aqë shumë ka ndikuar në vetëdijen dhe botën shpirtërore të romantikëve, Revolucioni i Korrikut, Revolucioni hungarez, Revolucioni i Tetorit, e t...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...me tri pikat brenda të njëjtit kapitull, që ështëvetëvetiu një njësi e veçantë rrëfimtare e tërësisë së romanit,po ashtu, është një zgjidhje e mërzitshme, të cilën ElenaKadare dhe disa nga prozatorët tanë të tjerë mund ta përdorin më pak, megjithëse do të mund t'i shmangeshin plotësisht sikur të ishin të disponuar të aplikonin disa prej teknikave moderne të prozës.Po të gjitha këto të meta, të mëdha dhe të vogla, janëfare të kuptueshme dhe, ndoshta, të domosdoshme nëromanin e parë të një krijueseje të re sikundër është ElenaKadare...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Megjithëse nëpër gjithë veprën e tij e ka theksuar me patos të vërtetë rëndësinë e sinqeritetit, të nderit dhe të karakterit të fortë të gojtarit, duke e pasur gjithnjë parasysh dëmin e madh që mund t'i sjellë shoqërisë gojtaria e njerëzve të pandershëm, ai sikur nuk e ka quajtur të nevojshme t'i studjojë vetitë, prirjet dhe shkathtësitë e demagogëve, e as fenomenin e demagogjisë në shoqëri. Sikundër është gojtaria prirje e rrallë e disa njerëzve të rrallë, po ashtu është edhe demagogjia prirje e shpeshtë e disa njerëzve të shpeshtë, që mund të jenë...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...kadifenë e kuqe të ndenjëseve, heshtjen e spektatorëve, pastaj duartrokitjet e zgjatura në fund, bashkë me britmat “autori, autori”, nuk do të pësonin gjë. Ishte tjetra që do të binte. Si në zbardhje të vetëtimës vetuan të bëra lëmsh vija ndarëse e gjinjve, pastaj lotët që s'kuptoheshin pse. Sikur ta dinte që diçka nuk shkonte, mendoi gjithë sëmbim. Që gjithsesi do të dilte keq. Hetuesi, pas pyetjes, “e njihni, pra, vajzën?”', kishte thënë diçka tjetër, ndoshta emrin e saj, por turbullimi nuk e linte tjetrin të përqendrohej...

Ismail Kadare, "E Penguara"

... Ndoshta ata e dinin, s'kishte si të mos ishin në dijeni, që prej kohësh ai bashkëjetonte me një mjeke, me të cilën me siguri do të ishte martuar atë verë, sikur ajo të mos kishte shkuar në Austri ...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ulej, iu duk se në këndin më të largët dalloi një të njohur. Deshi ta përshëndeste, por tjetri nuk e pa, ose bëri sikur. S'do të flasësh, mos fol, tha me vete, dhe zuri vend, duke i kthyer shpinën. S'thoshin më kot për të se gjysmat e zemërimeve i kishte të gabuara...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...Pas dashurisë, në vend që të qetësohej, u bë më keq. Një copë herë qëndroi me fytyrën e zhytur në nënkresë, aq sa ai do të kujtonte se po flinte, sikur të mos ia vinte re supet. I dridheshin nga ngashërimi përherë e më fort. U përpoq ta kthente nga vetja, së paku t'ia shihte fytyrën, por vajza, me krahët e zbuluar, e shtrëngonte atë pas nënkresës...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...- Më duhet të shkoj. Tek ngrihej, iu duk se, nga këndi ku ishte ulur, tjetri po e ndiqte me sy, si njeriu që bëhet gati të përshëndesë. Rudiani bëri sikur s'e vuri re. Te hyrja e Teatrit, tabela e afisheve ishte prapë e zbrazët. Më mirë të mos e dinte. Mendimi i erdhi i shkëputur nga çdo lidhje e mundshme...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...individë, të cilët nuk kanëtjetër meritë, përpos pse rastësisht kanë lindur në të njëjtënprovincë me bëmirësit e vet apo pse janë rreshkur me tanën të njëjtat rreze të diellit.Kjo do të ishte njëra faqe e provincialistëve dhe e provincializmit dhe kjo faqe, ndoshta, nuk do të ishte aq ezezë sikur provincialistët dhe provincializmi mos ta kishinedhe faqen tjetër akoma më të zezë. Duke e mbështeturmendimin e vet mbi hiperbola, në njërën anë, provincialistidoemos shtrëngohet ta deformojë logjikën objektive nëanën tjetër...

Të ngjashme:
dikur:

dikúr ndajf. 1. në një të kaluar të largët, qëmoti; më parë. 2. ndonjëherë në të ardhmen: dikur do të pendohet (do ta kuptojë).

silur:

silúr,-i m. sh. -ë(t) usht. predhë e madhe e zgjatur që lëshohet nën ujë kundër një anijeje a një nëndetëseje; torpilë.

fikur:

fikur (i, e) mb. 1. i shuar. 2. i këputur.

situr:

sítur (i, e) mb. që është situr; që është bërë me miell të tillë: miell i situr; rërë e situr; bukë e situr.