Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës shprishur
shprishur:

shpríshur ndajf. kokëjashtë, pa kësulë në krye.

shprishur:

shpríshur (i, e) mb. që është shprishur.

shprish:

shprish kal., -a, -ur 1. prish e ngatërroj flokët; / shkrif leshin me duar; shkriftoj. 2. i prish koren tokës ose hap tokë të re; e punoj dhe i thyej plisat e dheut: e shprish me kazmë. 3. edhe fig. e prish diçka dhe e shpërndaj andej-këtej; copëtoj, shpërbëj: e shprishën barin; / bëj grimca-grimca diçka, thërrmoj: shprish bukën. 4. ha pak; ha mëngjes. 5. fig. mundoj, lodh shumë, sfilit: na shprishi rraha.

Të ngjashme:
shprushur:

shprúshur (i, e) mb. që është shprushur.

paprishur:

papríshur (i, e) mb. që nuk është prishur: qumësht i paprishur; kufomë e paprishur.

shprishët:

shpríshët (i, e) mb. që i janë shprishur flokët; me flokë të zbuluar, pa shami në kokë (për gratë e vajzat).