Rreth Nesh

Platforma fjalorthi.com është punë vullnetare, ngjizur rastësisht si projekt eksperimentues, fillimisht si Chrome Extension për të lehtësuar gjetjen e shpjegimit të fjalëve shqip. Dalëngadalë projekti u shndërrua në fjalor modern elektronik, dhe tani vizitohet nga mijëra shqiptarë e shqipfolës.

Përmbajtja e fjalorit është e njëjtë me fjalorin e fundit të publikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, të vitit 2006, të hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga

Ky fjalor ishte digjitalizuar si program "Desktop" pa pagesë, para disa viteve, por qasja në programet Desktop nuk është e mundshme në pajisjet moderne siç janë telefonat e mençur/tabletët, dhe ky ishte një motiv shtesë për ta zhvilluar edhe me tutje këtë platformë

Është më se e kuptueshme që shumë fjalë e neologjizma në përdorim(sidomos në lidhje me teknologjinë), ende nuk janë futur në fjalorin shqip, por, përpilimi i Fjalorit është punë madhore dhe nuk është në autoritetin dhe kompetencën e njerëzve të rëndomtë të shtojnë apo heqin fjalë në të.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë platformë është kërkimi i mençur, gjetja e sinonimeve/antonimeve, si dhe kërkimi për shembuj në literaturë. Literatura e gjuhës shqipe është mjaft e varfër në formatin digjital por ne po punojmë që të sjellim më shumë shembuj nga më shumë tituj të shkrimtarëve/publicistëve të njohur shqiptarë. (Literatura nuk publikohet e plotë por zgjedhet një fragment i vogël sa për ilustrim )

Për çdo problem, sugjerim a ndihmesë, vërejtje a lavdatë, mos hezitoni të na kontaktoni.