Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës pushim
pushim:

pushím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi dhe gjendja sipas foljes: pushimi zjarrit (i luftimeve); pushimi nga puna (nga detyra); pushim zemre; punon pa pushim punon pa ndërprerje, punon vazhdimisht. 2. koha gjatë së cilës njeriu pushon; koha e lirë pas punës; ditë e caktuar ose leje për të mos vajtur në punë, në shkollë etj.; kryes. sh. periudhë e caktuar gjatë vitit kur një punonjës ka të drejtë të pushojë ose kur nxënësit e kanë mbyllur vitin shkollor: pushim javor; pushimi i drekës; pushim nga mjeku; është me pushime; ku do t’i kalosh pushimet? 3. muz. pauzë e zakonshme midis notave; shenja e kësaj pauze: pushim i plotë (katër të katërta).

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...lëshohej pa pushim mbi të dhe, si një përrua që zbret nga malet pas shirave të mëdha mbyt dhe rrëmben çdo gjë me vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim mbi fushimin turk, herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër, e trondiste atë kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha »...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Ndër këto orendi mund të përmenden fronat e gjatë e të thjeshtë pa mbështetëse, tryezat masive me dhoga të trasha, govata e magje, shtretër etj.. Për t’u çlodhur, malësori mund të ulej thjesht mbi një postiqe pranë zjarrit, kurse banori i fushës, për një pushim të shkurtër ulej gjysmë i shtrirë mbi një rrogoz, shtruar në një qoshe të freskët brenda shtëpisë ose në hije në oborr. Sidoqoftë, përsa u përket pajisjeve të fjetjes, në dokumente, sidomos në testamente, përmenden shtretërit prej druri, e në disa raste ata shihen edhe në skena ikonash...

Të ngjashme:
pushem:

púsh/em vetv., -a (u), -ur 1. më del pushi në faqe. 2. bëhem me push: u pusha nga pambuku.

fushim:

fushím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. usht. qëndrim i përkohshëm i trupave në një vend të hapur, larg kazermës për stërvitje etj.

gushim:

gushím,-i m. veprimi sipas foljes.

peshim:

peshím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

pushtim:

pushtím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. koha gjatë së cilës një vend qëndron i pushtuar: para (pas, gjatë) pushtimit osman.