Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës perde
perde:

pérd/e,-ja f. sh. -e(t) 1. copë pëlhure, stofi etj. që varet në dritare, mbulon diçka ose ndan një kthinë nga një tjetër; teatër. copë e tillë që varet përpara skenës; kinem. pëlhurë e bardhë mbi të cilën projektohet filmi; ekran: perde kadifeje (mëndafshi); film për perde të gjerë; u hap (u mbyll) perdja. 2. anat. cipë e hollë që vesh syrin e që pengon shikimin, lëbyr: i kanë zënë sytë perde. 3. kapak, veshje etj., që mbron a që mbyll diçka: perde ndarëse (mbrojtëse); / ndërmjetëz: perde teli. 4. shtresë tymi, mjegulle etj. që të pengon të shohësh. 5. opt. pllakë e posaçme, e vendosur në aparatet fotografike a kinematografike, ku riprodhohen figura, sinjale etj.; ekran. 6. fig. bised. turp, cipë; nder.

Sinonime / Të përafërta:
teatër
ekran
lëbyr
kapak
opt
turp
cipë
nder
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kuptohej se ai ishte kryesori në këtë mision, sepse prifti, ndonëse kishte gradën kolonel, në këtë rast ishte vetëm një përfaqësues shpirtëror. Ai ishte kryesori dhe mund të hapte çfarë bisede që të donte: për konjakët, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumë mirë në këtë sallon hoteli, me këto perde të rënda, me këtë muzikë të huaj, madje, më tepër se të huaj. Ai u habit edhe vetë nga i erdhi, kështu papritur, kjo dashuri për të gjitha orenditë e sendet që shikonte rreth e rrotull, që nga ndenjëset e buta e gjer te makina e ekspresit të kafesë, me zhurmën e saj të këndshme. Më tepër...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Niketë Topia mori kështjellën e Krujës nga duart e kushërirës së tij, Helenës. Në këtë mënyrë Niketa bashkoi nën sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durrësit prej të cilave nxirrte fitime të mëdha. Venediku ia njohu zotërimet sundimtarit shqiptar, aq më tepër që ato formonin një perde midis Durrësit dhe posteve të përparuara osmane në Maqedoni. Nga ana tjetër, nga zotërimet e Niketës mbërrinin në Durrës produktet bujqësore e blegtorale të domosdoshme për mbijetesën e qytetit. Megjithatë zotërimi i të fundit të Topiajve nuk pati jetë të gjatë. Më 1412 kontit Niketa iu desh ta...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
perçe:

pérç/e,-jaI f. sh. -e(t) bised. 1. balluke; jele; krifë: perçja e kalit (e luanit); i ka rënë perçja mbi ballë. 2. xhufka e misrit.

perçe:

pérç/e,-jaII f. sh. -e(t) pëlhurë e zezë dhe e hollë, me të cilën gratë myslimane (në disa vende) mbulojnë fytyrën; napë e zezë.

perse:

pers,-e, -ja f. sh. -e(t) persiane.

pendë:

pénd/ë,-aI f. sh. -ë(t) 1. gyp i brirtë e i hollë në mbulesën e trupit e të krahëve të shpendëve, me push a me fije të imëta në të dyja anët; pupël: pendë pule (palloi). 2. penë. 3. fletë në trupin e peshqve, e cila shërben për të notuar. 4. fletë e një vegle; rrotë me fletë të tilla, që rrotullohet me forcën e ujit dhe vë në lëvizje gurët e mullirit. 5. si mb. shumë i lehtë: ishte pendë. 6. si ndajf. shumë (me mbiemrin “i lehtë”): pendë i lehtë.

pendë:

pénd/ë,-aII f. sh. -ë(t) 1. një çift qe etj. si kafshë pune: një pendë buaj. 2. pendore: i mbeti një pendë për të lëruar.