Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës papritur
papritur:

paprítur (i, e) mb. që nuk pritet të ndodhë, i befasishëm: sulm i papritur; vdekje e papritur.

papritur:

paprítur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) ngjarje a dukuri e papritur: të papriturat e jetës; ndodhi një e papritur.

papritur:

paprítur ndajf. në mënyrë të papritur, papandehur, befas: erdhi u sëmur papritur; papritur e pakujtuar menjëherë.

Sinonime / Të përafërta:
befas
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këtë. Para se të nisej, kishte mësuar, midis të tjerash, edhe diçka për klimën e Shqipërisë. Gjenerali e dinte që në Shqipëri vjeshta ishte e lagësht dhe me shi. Por, edhe sikur në librin që kishte lexuar të shkruhej se në Shqipëri vjeshta ishte e thatë, atij nuk do t'i dukej ky shi i papritur. Përkundrazi. Dhe shkaku ishte se atij i ishte dukur gjithmonë se misioni i tij mund të kryhej vetëm në shi. Për një kohë të gjatë, nga dritareza e aeroplanit kishte vështruar pamjen kërcënuese të maleve. Majat e tyre të mprehta dukej sikur do të gërricnin në çdo çast barkun e avionit. Tokë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...kalimtari, që s'e njihte kush në këtë anë, i ra sëmundja e tokës. Trapari, që e kishte parë me sy gjithçka, tregoi se zhelani i panjohur, me pamje gjysmë shenjtori gjysmë të çmenduri, pasi qe endur një copë herë te bregu, midis skelës së trapit dhe vendit ku kalohet lumi në va gjatë verës, lëshoi papritur një klithmë, sikur t'i kishin prerë fytin, dhe ra përmbys mu në llucë. Ndonëse te kjo pikë e bregut bëhej kalimi i njerëzve ei bagëtive me anë të trapit mbi lumë, prapëseprapë kjo s'ishte veç një humbëtirë e pamësuar me ngjarje të bujshme. Të tilla natyrisht kishin ndodhur, si në çdo pikë kalimi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tij politike dhe tregtare në brigjet e Ilirisë dhe të Epirit. Për këtë qëllim në vitin 385 p.e. sonë, Dionizi bëri një marrëveshje me Alketën për të ndërhyrë ushtarakisht në territorin e shtetit të molosëve duke i siguruar një ndihmë efektive në kontingjente luftarake dhe armatime. Ky sulm i papritur i forcave të bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi molosëve rreth 15 000 të vrarë sipas Diodorit të Sicilisë. Përforcimet që u dërgoi Sparta molosëve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre të vështirë. Siç duket, ajo nuk u angazhua aq shumë në këtë luftë, pasi nuk ishte e interesuar të hynte në konflikt...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ose... një spiu... Ndonëse kishte mundur ta gëlltiste gjysmën e fjalës, e ndjeu se e keqja s'kthehej më mbrapsht. Jo, ishte përgjigjur ajo, çuditërisht pa ashpërsinë që ai kishte përfytyruar. S'jam as njëra, as tjetra. Ahere nxirre, ç'dregin je? Fol! Mos thuaj më s'e di. Me një lehtësi të papritur, dora e tij kishte bërë atë për të cilën ishte matur dy-tri herë në jetën e tij, pa e kryer dot kurrë, kapjen për flokësh të vajzës. Kishte kujtuar se do t'i hapte gishtat në çast, për t'i liruar ata flokë si të ishin prej zjarri, por dora jo vetëm s'iu bind, por atë kokë të bukur, që vetëm...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...shkrimtar që një problem të tillë e ka trajtuar edhe artistikisht. Çehovi ka një tregim interesant, me titullin Pilivricka, në të cilin flitet se si një mjek-shkencëtar nuk e respektojnë njerëzit e rrethit të tij për shkak se e shohin përditë, por e kuptojnë rëndësinë e tij vetëm mbasi të vdesë papritur, në të vërtetë mbasi t'ja kenë helmuar jetën me arogancën dhe imoralitetin e tyre. Është edhe një arësye tjetër, shumë e rëndësishme, përse në letërsinë e popujve të vegjël dhe në mjediset mikroborgjeze një pjesë e bashkëkohësve nuk i respektojnë shkrimtarët dhe, jo vetëm se nuk i respektojnë, por...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
parritur:

parrítur (i, e) mb. i vogël, i mitur: fëmijë i parritur; bimë të parritura.

paarritur:

paarrítur (i, e) mb. jo i arritur: vepër e paarritur.

pakripur:

pakrípur (i, e) mb. që nuk është kripur; i njomë: djathë i pakripur.