Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës mjerim
mjerim:

mjerím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. të qenët i mjerë; varfëri ose fatkeqësi e madhe: shpëtuan nga mjerimi. Shih mjeroj

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...historike, e cila i ka frymëzuar në mos edhe kushtëzuar ato dënesjet e tyre të pandërprera, kurse neoklasiçitët në një formë shtetërore të paperspektivë historike, e cila i ka nxitur të shikojnë vetëm përmbrapa. Rilindësit e kanë këngëtuar bukurinë e jetës bujqësore dhe baritore duke mos parë askund mjerim e vuajtje pse kanë dashur t'ia forcojnë krenarinë bashkëvendësit të vet të robëruar, kurse neoklasiçitët pse nuk kanë pasur kurajën civile të kapen me problemet e kohës së tyre. Përkundër poetëve dhe shkrimtarëve tanë të rinj, që shikojnë vetëm përpara, Hasan Hasani i ka kthyer sytë vetëm përmbrapa...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
mjekim:

mjekím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. barnat, mënyrat dhe këshillat që jep mjeku për të mjekuar një njeri, një plagë etj.

mjeri:

mjerí,-a f. mjerim.

mjedis:

mjedís,-i m. sh. -e(t) 1. tërësia e kushteve natyrore ose hapësira ku jeton njeriu, ku shfaqet një dukuri etj.: mjedisi gjeografik; mjedisi shoqëror. 2. grup njerëzish a qeniesh që jetojnë, që zhvillohen ose që veprojnë në kushte të caktuara: mjedisi akademik shqiptar.

mjeran:

mjerán,-e mb., edhe si em., mospërf. i mjerë, i mjeruar.

mjeroj:

mjer/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të mjerë; e lë të shkretë; / jokal. bie në mjerim; heq e vuaj. 2. më vjen shumë keq për dikë që vuan; vajtoj dikë.