Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës menuroj
Të ngjashme:
mençuroj:

mençur/ój kal., -óva, -úar e bëj të mençur dikë.

censuroj:

censur/ój kal., -óva, -úar ushtroj censurën: censurojnë artikujt (letrat). / pës. censuróhem.

centroj:

centr/ój kal., -óva, -úar 1. tek. ngulit në qendër a në të njëjtin bosht; e vë një vegël në qendrën më të përshtatshme për të punuar; vë në drejtpeshim: centroj thjerrëzat. 2. sport. e dërgoj topin nga anët në mes të fushës. / pës. centróhet v. III.

mendoj:

mend/ój jokal., -óva, -úar 1. kam aftësinë të gjykoj e të arsyetoj; bie në mendime, mendohem: njeriu mendon; mendo dhjetë herë e fol një herë (fj. u.); / kal. e rrah me mend diçka dhe përpiqem ta kuptoj ose ta zgjidh; kam një mendim ose një përfytyrim të caktuar për dikë a diçka: e mendon punën të lehtë, pa e menduar gjatë. 2. edhe kal., sjell ndër mend, kujtoj: mendon (për) prindërit (për atdheun); / i kushtoj kujdes ose vëmendje dikujt a diçkaje dhe shqetësohem për të: prindi mendon për fëmijët (për të ardhmen e tyre). 3. edhe kal., matem ose ma merr mendja të bëj diçka; besoj, them se…: çfarë mendoni të bëni? mendoj të nisem nesër; mendoj se ai ka të drejtë.

meroj:

mer/ój kal., -óva, -úar e lodh shumë dikë, e këput; e bëj të vuajë shumë; tmerroj.

muroj:

mur/ój kal., -óva, -úar muros. / pës. muróhet v. III.