Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës mbrrij
Të ngjashme:
mbërrij:

mbërrí/j jokal. dhe kal., -ta, -tur arrij.

marroj:

marr/ójI kal., -óva, -úar marros.

marroj:

marr/ójII kal., -óva, -úar turpëroj.

mbaroj:

mbar/ój kal., -óva, -úar 1. e kryej plotësisht diçka, i jap fund, përfundoj; kund. filloj: i mbaruam mbjelljet; e mbaruam urën; i mbaroi paratë; e mbaruan shfaqjen para kohe. 2. jokal., edhe fig., marr fund: mbarova me të gjitha mora fund me gjithçka; po më diktuan, mbarova; mbaroi pa gdhirë vdiq pa gdhirë; mbaroi vajguri (gazi); mbaroi dasma (ceremonia). 3. bised. i përmbush dikujt një kërkesë a një nevojë: ma mbaro këtë punë! ia mbaroi hallin kushëriri.

morrit:

morrít (morrís) kal., -a, -ur çmorrit.

murriz:

murríz,-i m. sh. -a(t) bot. shkurre me shumë degë e me gjemba, që çel lule të bardha dhe lidh kokrra të kuqe; kokrrat e kësaj shkurreje: murrizi i kuq ushinth.