Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës marr
marr:

marr kal., móra, márrë 1. e rrok dikë a diçka me dorë etj., e kap dhe e mbaj; kund. jap: ia mori librin; marr pluhurat me leckë; / kap, zë: e mori për krahu (për dore, zvarrë); e morën peng. 2. edhe fig., më bie në dorë diçka; bëj diçka timen duke e blerë etj.; siguroj (një fitim a një përfitim etj.); pajisem me diçka; përvetësoj; kund. jap; fal: mora një palë këpucë (për vajzën); mora rrogën (diplomën, patentën, një titull); morën pushtetin; mori borxh; mori lejë; mora një lajm (një porosi, një urim); ka marrë dije (njohuri); mori mendimin (pëlqimin) e prindërve; ia mori zemrën e bëri për vete; mori përvojë (një mësim të mirë). 3. ha, pi a thith: merr barna; merr frymë; / v. III fig. kërkon, do: punët e shtëpisë marrin shumë kohë. 4. bised. e bëj grua a bashkëshorte; e bëj timin a e vë në shërbimin tim: e mori për grua me dashuri; mori një tajë (një pastruese). 5. edhe fig., pres, shkurtoj a heq diçka (për flokët etj.): mora anët u qetha anash; sëmundja i mori këmbën (gojën). 6. pranoj të bëj një punë; filloj një veprim: e marr në pyetje (në provim); e morën në shqyrtim; / nis një veprim a veproj në një mënyrë të caktuar: mori një këngë nisi të këndojë; e mori shtruar (me rrëmbim, me inat); e mori me shaka (me qejf); e mori me të mirë. 7. zakon. v. III më kap një ndjenjë, një dëshirë, një sëmundje etj.: më mori malli u mallova; e mori uria ka uri; na mori gazi; ka marrë të ftohur; mori zgjeben; mori një plagë në këmbë. 8. v. III nxë, mban; përmban: kjo enë merr dy litra; merr dhjetë veta (shtretër); / bised. përmbledh; e përfshin (ligji etj.): atë fshat e merr rrethi i Tiranës. 9. e kuptoj ose e gjykoj dikë a diçka në një mënyrë të caktuar; e quaj: e merrnin për të zgjuar (për budalla); merre si të duash. 10. edhe jokal., shkoj në një drejtim; hipi diku: mori rrugën më të gjatë (nga e djathta); mori përpjetë; mori autobusin; / kryes. v. III, edhe fig., ecën drejt një zhvillimi, arrin diku; nis, fillon (edhe si folje gjysmëndihmëse): moti po merr për mbarë; mori dheun u përhap gjithandej; mori tatëpjetën; mori hov; mori zjarr (flakë); mori të krisur (gota) krisi (gota); mori të dilte. 11. bashkë me emra formon togfjalësha foljorë, që kanë kuptimin e foljeve të prejardhura nga emrat përkatës (edhe në njësi frazeologjike): marr hak hakmerrem; marr nën mbrojtje mbroj; marr inat inatosem; merr fund përfundon; mori valë valoi. 12. jokal. v. III bised. ndërzehet, mbarset: mori dash (dem).

Të ngjashme:
harr:

harr kal., -a, -ur 1. heq barërat e këqija, pastroj nga këto barëra të lashtat etj.; rralloj misrin etj.; tëharr: harr gramin. 2. krasit, kij: harr rrushin. 3. fig. heq pjesët e tepërta ose të dobëta dhe përmirësoj një vepër shkencore etj. / pës. hárret v. III.

mare:

maré,-ja f. sh. -(të) bot. shkurre e viseve bregdetare, me gjethe përherë të gjelbra, që bën kokrra të kuqe e të ëmbla si të dredhëzës; kokrrat e kësaj shkurreje; koçimare.

mars:

mars,-i m. muaji i tretë i vitit, që vjen pas shkurtit: 7 Marsi - dita e Mësuesit; është si marsi (dikush) i ndryshon shpejt e shpesh gjendja shpirtërore.

marre:

márr/e,-ja f. sh. -e(t) turp: kam marre; e bëri me marre e turpëroi; i ka plasur delli i marres.

marri:

marrí,-a f. sh. -(të) marrëzi.