Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës mrsej
Të ngjashme:
arsej:

ars/éj kal., -éva, -ýer arsimoj.

mërsej:

mërs/éj kal. -éva, -ýer bised. mbaroj diçka, e përfundoj.

kryej:

krýej kal., kréva, krýer përfundoj një punë a një detyrë; përmbush një porosi etj.; mbaroj diçka, bëj: kryej detyrën e drejtorit; kryej shërbimin ushtarak (shkollën e lartë); / jetoj deri në fund një kohë: s’e kreu motin dhe vdiq.

kursej:

kurs/éj kal. dhe jokal., -éva, -ýer harxhoj me masë; bëj ekonomi; vë para mënjanë (në ruajtje): kursej lekët; / edhe fig., e ruaj, nuk e dëmtoj; e përdor me kujdes; kund. harxhoj: kursej energjinë (forcat, shëndetin); kursej fjalët; nuk i kursente lëvdatat.

mërej:

mër/éj kal., -éva, -ýer 1. mësysh. 2. habit.

mërzej:

mërz/éj kal., -éva, -ýer 1. çoj bagëtinë në mriz. 2. jokal. v. III kalon vapën në mriz (bagëtia): ku mërzen cjapi me zile; / fig. mospërf. rri pa bërë asgjë: mërzente në diell.