Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës lulja
lule:

lúl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. bot. pjesë e bimës, zakonisht me petla me ngjyra, që ka organet e riprodhimit, që lidh frytin dhe që formon farën; bimë me organ të tillë riprodhimi, që rritet vetë në natyrë ose e mbjellim për zbukurim, për erë etj.: lule mashkullore (femërore); lule të egra (të buta); çelën lulet; erë lulesh; tufë (kurorë) me lule; nuk lidhin të gjitha lulet (fj. u.); me një lule s’vjen pranvera (behari) (fj. u.); lulja e dasmës (etnogr.) degë lisi e zbukuruar me lule etj., që vihet mbi çatinë e shtëpisë si shenjë gëzimi; lulja e mirë (mjek., veter. euf.) plasja. 2. kryes. sh. zbukurime si këto bimë, të vizatuara, të qëndisura a të gdhendura diku: rroba (basmë, fustan) me lule; mur (tavan) me lule; me lajle e me lule. 3. njollë me ngjyrë të ndryshme në trup të kafshëve, balë: lopë me lule në ballë. 4. nj. diçka që dallohet si shenjë si mesi i ballit, shenja e bulave të gishtave, bebja e syrit etj.: lulja e dorës; lulja e syrit; ia qëndisi në lule të ballit e qëlloi me armë për vdekje; lulja e fytit (anat.) molla e fytit, fikthi; lulja e flokëve tufë thinjash. 5. fig. më i miri, më trimi a më i bukuri i të gjithëve; pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje, ajka; koha më e bukur, pjesa më e mirë e një periudhe: lulja e fshatit (e vajzave); lulja e nusërisë më e mira ndërmjet nuseve; në lule të rinisë (të jetës, të djalërisë). 6. sh. euf. të përmuajshmet e grave, zakonet, gjakrat: ishte me lulet. 7. sh. euf. organet seksuale të mashkullit; herdhet: lulet e dashit; e goditi në lule. 8. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë: lule akshami barishte zbukuruese, me kërcell të lartë e me gjethe si zemër, që çel afër mbrëmjes lule në trajtë hinke; lule mbrëmjeje; lule akulli barishte zbukuruese, me gjethe të tulta dhe me lule që nuk fishken; lule alle barishte zbukuruese, me gjethe të gjata, të dhëmbëzuara e të tulta dhe me lule në ngjyrë të kuqe të ndezur; lule argjendi bimë zbukuruese me gjethe si të portokallit, që bën lule të vogël të bardhë me pesë petla e pa erë; lule balsami barishte me gjethe të gjata dhe me lule të vogla, të verdha e të merme, që përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët; balç; / barishte me gjethe si heshtë dhe me lule të verdha me pesë petla, që del gjatë muajve prill-gusht; lule blete milcë, lulebletë; dorëzonjë; lule bore luleborë; lule breshke lulebreshkë; lule bretku zhabinë; lule bualli tatull; lule deleje luledele; lule dielli bimë me lule të grumbulluara në një kokë të madhe si bukë e rreth e rrotull me petla të verdha, që kthehet nga drita e diellit dhe që mbushet me fara të zeza, nga të cilat nxirret vaj; lule dimri luledimër; lule djathi barishte me gjethe si të fierit, me lule ngjyrë trëndafili, që përdoret për të zënë qumështin djathë; lule dushku barishte e egër, me gjethe si të dushkut e të mbuluara me push, që çel lule të bardha; lule dylli bimë kacavarëse zbukuruese me lule vezake të tulta, të mbuluara me një lëndë si dyllë dhe me lule të bardha në trajtë ombrelle; qumështore, lule radhiqe; lule dhensh luleshqerrë; lule ethesh trikë; lule fieri barishte zbukuruese, me gjethe si të fierit; lule floriri barishte zbukuruese, me gjethe të gjata anës kërcellit dhe me një boçe me lule të verdha në krye; lule fshese barishte, me gjethe në ngjyrë të gjelbër të errët e me lule të bardha, që përdoret për të bërë fshesa, por që rritet edhe si bimë zbukuruese; lule gishti luletogëz; lule gomari qumështore, luleradhiqe; lule gjarpri barishte zvarritëse, me gjethe të vogla, me degë të tulta dhe me lule të verdha e të kaltra; lule gjize barishte e arave, me kërcell të drejtë e me gjethe heshtake e me lule të verdha; lule kashte barishte, me kërcell të lartë rreth një metër, me gjethe të gjata në trajtë heshte; lulebukje; lule këmbore (kambane) lulekëmborë; lule krehri lulekrehër; lule kungulli barishte zvarritëse zbukuruese, me gjethe të rrumbullakëta e të mbuluara me push dhe me lule shumë të bukura; lule lakre lulelakër; lule lepuri barishte shumëvjeçare, me kërcell të drejtë, me gjethe vezake e me bisht të gjatë e me lule të kaltra; lule maji dorëzonjë , lulemaj; lule mbrëmjeje lule akshami; lule mëllage lulemëllagë; lule mëngjesi bimë zbukuruese kacavarëse, me gjethe si zemër, me lule të bardha, të kaltra ose ngjyrë vjollcë, të cilat rrinë të çelura vetëm në mëngjes ose në ditë pa diell; lule misiri bimë shumëvjeçare, me gjethe në trajtë heshte, me lule të mëdha shumëngjyrëshe e të merme, të grumbulluara në vile; lule mize lulemizë; lule mosmëharro lulemizë1; lule mosmëprek (mosprek) barishte, me gjethe pendore si të mimozës, të cilat ulen poshtë e mblidhen kur i prek; lule peshku barishte dyvjeçare e tokave të varfra e gurishte, me kërcell të drejtë e të lartë, me gjethe të gjata të mbuluara me push, me lule të verdha e të grumbulluara si kalli; lule plepi barishte me lule të verdhë, të madhe e të rrumbullakët dhe me petlat të mbyllura si kupë; lule pranvere aguliçe; lule preshi shpatëzII2; lule qeni kamomil; lule qengji luledele; lule qyqeje luleqyqe; lule rezhde barishte me lule të vogla ngjyrë jargavani; lule rruaze lulerruazë; lule sahati bimë kacavarëse, me lule të vetmuara në ngjyrë të kaltër në të bardhë, që i ngjajnë orës së xhepit; lule sapuni shkumëz, lulesapun; lule syri lulesy; lule sharre barishte zbukuruese si shkurre, me gjethe të gjata, të tulta e me dhëmbëza anash, me lule të mëdha të bardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe; lule shigjete shpatëz, luleshigjetë; lule shpate shpatore; lule shqerre luleshqerrë, luledele; lule shqiponje luleshqiponjë; lule thoi bimë zbukuruese me gjethe të tulta, të holla e të shkurtra si thua maceje dhe me lule të verdha, të bardha, ngjyrë trëndafili etj.; lule vathi lulevath; lule vere barishte me lule të verdha, që çel në verë; lule vizhe lulevizhë; lule vjeshte lulevjeshtë; lule ylli luleyll; lule zjarri lulezjarr; lule zogu gjuhënuse; lule zonje lulezonjë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...prej kontekstit real. Është, pra, e kuptueshme pse hijet, fantazmat dhe lehtësia e ndjenjës gërshetohen në vargjet mitare të Ibrahim Kadriut: Unë i pari sonte, i rraskapitun, n'këtë kopsht mbërrina ku vashat dje të tana këto lule me puthje i kanë ujitë. Dhe tash — ato përnjiherë m'u ngjanë busteve n'vitrina, . . . në mesin e tyne vetëm fantazma e jote shëndritë! Prek nji lule, dy, tri . . . e kështu heshtas të tana me rend: gishtat lehtë, shumë lehtë, nëpër petale tue ua tërhjekë, tue u mundue (ndonëse mashtrohem) për ta gjetë atë vend - ku ti me ato gishtat e tu — në parakalim e ke prekë. . . !...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...gjitha pikat, ku ishte bërë zbarkimi i trupave. Cdo pikë kishte varrezën e saj. Atij i kujtohej mirë dita e parë e luftës, pranvera e vitit 1939. Atëherë ishte në Afrikë. Në mbrëmje, radioja kishte dhënë lajmin: trupat fashiste zbarkuan në Shqipëri. Populli shqiptar i priti me paqe dhe lule divizionet e lavdishme, që i sillnin qytetërimin. Më vonë arritën gazetat dhe më vonë revistat dhe në revistat kishte shumë fotografi dhe shkrime për zbarkimin. Ata lexonin për pranverën e bukur të atij viti, për kthjelltësinë e detit dhe të qiellit shqiptar, për plazhet, dashurinë e shqiptarkave...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...në shallvaret dhe në xhybet e tyre nuk ka vija të drejta, kënde, thyerje ose kthesa. Çdo gjë është e papërcaktuar dhe e bërë në një mënyrë të atillë, që të ndërrojë formë vazhdimisht. Pas një veshjeje të tillë të vagëlluar është vështirë të dallosh krahun që mban një thikë nga krahu që mban një lule. Por, në fund të fundit, si mund të presësh çiltërsi nga një komb që fsheh burimin e vet: gratë. Para ca kohësh më qëlloi të shikoja një njësi të tyre ushtarake, e cila, pasi kishte marrë pjesë në grindjen midis baronëve të Ohrit dhe të Muzakajve, po kthehej në vendin e vet. Ishte një aradhe rrogëtarësh...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...pus. Paretet e tij visheshin me gurë cilësorë dhe puset lartësoheshin nga niveli i tokës me një grykë guri, që mbulohej me kapakë druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave etj.. Në oborrin e banesës kultivoheshin trandafila dhe lule të tjera. Muret e brendshme të banesës ishin të suvatuara. Krahas lyerjes së shpeshtë të tyre me gëlqere, që përdorej gjerësisht edhe si material kryesor dizinfektimi, muret e dhomave të veçanta ishin të zbukuruara me afreske dhe ishin të pajisura me vatra të mëdha me oxhakë shumë të gjerë, të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
lulak:

lulák,-u m. sh. -ë(t) foshnjë e mbështjellë këmbë e duar me shpërgënj, kopanec.

lulear:

luleár,-i m. bot. barishte shumëvjeçare, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara, që çel lule të verdha të shndritshme herët në pranverë.

lulëz:

lúlëz,-aI f. sh. -a(t) 1. bot. barishte me gjethe të holla si hala pishe e të grumbulluara në tufë, e cila bën një boçë në majë që përdoret e tharë si farë djathi. 2. mjek. sëmundje, e cila e vesh syrin, e skuq ose i lë një njollëz të kuqe; pika e syrit. 3. elbth, kath: i ka dalë lulëza në sy.

lulëz:

lúlëz,-aII f. sh. -a(t) zool. lubardhë.

luloj:

lul/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III çel lule, lulëzon; bulon, mugullon: luluan pemët; luloi bjeshka. 2. kal. fig. zbukuroj, lulëzoj: e luloi shtëpinë.