Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës laraman
laraman:

laramán,-e mb., edhe si em. 1. i larmë: gjarpër laraman; misër laraman; laramania e Shkodrës lopa e larme e Shkodrës. 2. fig. që është me shumë fytyra, laragan: njeri laraman.

Sinonime / Të përafërta:
laragan
Të ngjashme:
laragan:

laragán,-e mb., edhe si em. 1. i larmë, laraman: lopë (dhi) laragane. 2. fig. keq. që është me dy faqe, hipokrit: njeri laragan.

qaraman:

qaramán,-e mb., edhe si em., keq. 1. që qan shpesh e pa ndonjë shkak (për fëmijët); që ankohet gjithnjë. 2. fig. i përvajshëm; që shpreh ankime të tepruara: me zë qaraman.

laramane:

laramán,-e, -ia f. sh. -e(t) zool. 1. rosë e egër e liqeneve, me trup të vogël e të larmë. 2. pikëlore.

çalaman:

çalamán,-e mb. keq., edhe si em., i çalë.

llacaman:

llacamán,-e mb., edhe si em., bised. 1. që pi për një kohë të gjatë tek e ëma: qengj (kec, viç) llacaman. 2. fig. që ha gjëra të mira; që i pëlqejnë ëmbëlsirat: fëmijë llacaman.