Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës lakuriq
lakuriq:

lakuríq,-e mb. 1. që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur. 2. që nuk ka gjethe fare; që nuk ka bimësi; i zhveshur: vend lakuriq. 3. fig. e hapur; i pambuluar me zbukurime: e vërteta lakuriqe.

lakuriq:

lakuríq kal., -a, -ur 1. lakuriqësoj. 2. fig. e lë dikë pa asnjë mjet jetese; e vjedh.

lakuriq:

lakuríq,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. lakuriqës: lakuriqi i natës. 2. gjell. gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që piqet në tepsi: lakuriq me qumësht; / laropitë.

lakuriq:

lakuríq ndajf. 1. pa asnjë rrobë në trup, zhveshur krejt; pa veshmbathjet e domosdoshme: mbeti (kishte dalë) lakuriq; i kishte fëmijët lakuriq; e la lakuriq (dikë) i mori gjithçka, s’i la gjë prej gjëje. 2. fig. ashtu siç është, hapur, pa e zbukuruar aspak: ia tha të vërtetën lakuriq.

Sinonime / Të përafërta:
lakuriqësoj
lakuriqës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... u futa në derën e hapur dhe prapë ndjeva një frymëmarrje të rëndë. Dola menjëherë dhe hyra në një derë tjetër. Në errësirë, në kënd, pashë turbull diçka të bardhë. Hyra, bëra dy hapa, dhe qëndrova. - Eja, - më tha një zë femre. Unë shkova pak me druajtje, zgjata krahët dhe e preka. Ishte lakuriq. Duart e mia rrëshqitën në trupin e saj të njomur nga djersa dhe m'u veshën sytë. S'ishte e mundur të kuptoja se ku ishte shtrati. - Hiqe armën, - më tha me zë të qetë. Unë e hoga pushkën dhe e mbështeta te muri, pastaj ajo u shtri vetë. Në errësirë nuk ia dalloja dot fytyrën, por nga zëri dhe...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...kryezoti. - E ç'punë keni ju me të? Përfaqësuesi i "Lundra dhe trape" mori frymë thellë. Dukej sikur, për të ngjizur fjalët e nevojshme të shpjegimit, i duhej diçka tjetër veç ajrit. Nisi të fliste ngadalë, dhe frazë pas fraze mendimi i tij, sa vente bëhej më i zhveshur. Më në fund ai u shfaq lakuriq. "Lundra dhe trape" ishin kundër ndërtimit të kësaj ure, sepse ajo dëmtonte rëndë interesat e shoqërisë. Dhe këtu s'ishte fjala se dilte jashtë përdorimit trapi mbi Ujanën e Keqe. Jo, ishte diçka tejet e rëndë. Dëmtohej gjithë sistemi i lundrimit, ose i transportit ujor, siç i thoshin latinët...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
lakuriqës:

lakuríqës,-i m. sh. -(it) zool. gjitar i vogël si mi, me krahë të gjerë e të lëkurtë, që fluturon natën; zogu i natës: lakuriqës veshgjatë.

laturis:

laturís kal., -a, -ur bised. laparos.