Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës kusht
kusht:

kusht,-i m. sh. -e(t) 1. rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet zhvillimi i diçkaje; / sh. rrethanat ku jeton dikush ose ku zhvillohet një veprimtari: kushtet shoqërore (ekonomike, politike); kushte të vështira; përmirësojnë kushtet; me çdo kusht me çdo mënyrë; medoemos. 2. kërkesë që paraqet njëra palë për arritjen e një marrëveshjeje; secila nga pikat e kësaj marrëveshjeje, që duhen zbatuar: kushtet e armëpushimit; kapitullim pa kushte; me çdo kusht; / bast: vunë kusht.

Sinonime / Të përafërta:
medoemos
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kalojnë jetën në atë pozitë, por duke pritur rastin më të mirë që të drejtohen dhe t'i hudhin prej qafet urdhëruesit e vet. Mediokritetet e këtilla gjithmonë janë si bombat, që mund të eksplodojnë posa të gjenden në kushte të volitshme që të aktivozohet fitili i tyre. Këso medioritetesh ka më së shumti në pushtetet diktatoriale, tek kërrusen edhe ata persona, që s'do të kërruseshin në kushtet e jetës demokratike dhe ku servilizmi, poltronizmi dhe demagogjia janë parakushtet e përparimit. Sistemet ortodokse, në të cilat parimet janë dogma, prodhojnë shumë mediokritete, ashtu siç prodhojnë anarkistë sistemet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.. K R E U I LIN DJA DH E FORM IM I I BASH KËSISË PRIM ITIVE Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...nuk është, pavarësisht nga përshtypja e parë, një parabolë e mirëfilltë dhe, aq më pak, një përsiatje metafizike. Në rastin më të skajshëm, ky gjeneral që zhvarros ushtarë, të cilët nuk i ka njohur ndonjëherë, për t'i rigrupuar në një ushtri fantazmash, mund të ishte pothuajse një simbol, me kusht që kërkimi i marrosur të mos mbante vulën e një realizmi të rreptë, por, gjithsesi, të çuditshëm. Por, të mos ngutemi në gjykimin tonë: ajo çka gjallon thellësisht, në mënyrë njëherazi magjepsëse - siç mund të ndodhë me një magji - dhe robëruese, është vetë ky vend, Shqipëria, dhe populli i saj...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...foshnjës. Lotët i binin asaj mbi atë gji të madh, të bardhë dhe, kur thimthi i shpëtonte foshnjës, lotët përziheshin me pikat e qumështit - Ishte fare i qetë, - i shpjegonte dikush njërit prej shkronjësve të kontit, që kishte ardhur, siç duket, të kërkonte shpjegime. - Pyeti edhe një herë për kushtet e marrëveshjes dhe pastaj... Një ndërtues, që rrinte me një vedër në dorë pranë vendit të flijimit, spërkati me lëng gëlqereje të muruarin. Gëlqerja rrodhi nga flokët e tij të ngrirë poshtë ballit, u dha një shkëlqim të beftë syve të hapur, duke i shuar sakaq, shfytyroi vendevende tiparet, pastaj...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
gusht:

gusht,-i m. muaji i tetë i vitit, që vjen pas korrikut: gusht e gunë (fj. u.); pa ardhur gushti, s’piqet mushti (fj. u.); që në gusht nga një grusht (fj. u.).

musht:

musht,-i m. lëng rrushi jo i tharmëtuar; lëng i trashë frutash: gushti me rrushin, vjeshta me mushtin (fj. u.).

pusht:

pusht,-i m. sh. -a(t) përb., shar. ai që shkon pas femrave, gruar, kurvar; maskara.

kush:

kush (gjin. i, e kujt; dhan. kujt; kallëz. kë) përem. 1. pyet. përdoret për të pyetur një njeri; cili, cila: kush është ai? me kë po flet? e kush nuk e njeh atë! 2. pacak. përdoret për të dalluar a për të veçuar dikë nga të tjerët: ja, kush na paska ardhur! / askush: atë s’e donte kush; / si lidh. lidh fjali kryefjalore: kush kërkon, gjen (fj. u.).

bisht:

bisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bisht kali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.); bishti i flokëve. 4.edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit (mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt e që të pengon; trillim: erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6. bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.