Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës kthyer
kthyer:

kthýer (i, e) mb. 1. që është kthyer; / i përthyer, i përveshur: me mëngë të kthyera. 2. që është ndarë nga burri dhe ka ardhur në shtëpi të prindërve të vet.

kthyer:

kthýer,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. kthesë rruge etj.: udhë me shumë të kthyera. 2. gjë a diçka e kthyer; / palë a pjesë e kthyer e një veshjeje: e kthyera e pantallonave. 3. krahin. kthim: nisja dihet, e kthyera nuk dihet.

Sinonime / Të përafërta:
kthim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...do t'i tregonte gjithçka. Vetëm se ajo do të kishte frikë si në ato ditët e fundit, para se ai të nisej për në Shqipëri. Ishin ca ditë të ndryshme nga të tjerat, të mbushura me diçka të re dhe të panjohur, që po hynte për herë të parë në jetën e tij. Porsa kishin filluar vranësirat dhe ai qe kthyer nga plazhi, kur ishte shfaqur njeriu i parë. Gjenerali ishte duke punuar në studion e tij, kur shërbyesja e lajmëroi se dikush e priste në sallon. I panjohuri rrinte në këmbë pranë dritares. Jashtë po binte mbrëmja. Hije me gjithfarë trajtash vërtiteshin hutueshëm nëpër erë. Ai u kthye...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...dëgjuar mirë. Linda B., kishte përsëritur vajza. Kështu e ka qejf. Ndërsa shkruante kushtimin, dëgjonte zërin e vajzës, diku sipër tij: shoqja ime do të gëzohet shumë, ngaqë ju adhuron. Ai i kishte zgjatur librin dhe vajza, pa ia hequr sytë e saj lojcakë, kishte shtuar: unë gjithashtu. Dhe ishte kthyer në çast, pa e pritur buzëqeshjen e tij. Dramaturgu ia ktheu librin hetuesit. - S'kam asnjë dyshim për datën e kushtimit, - tha me zë të ftohtë. - Ka qenë premiera e një drame, siç ju thashë. Asgjë tjetër s'më kujtohet. Në të vërtetë, iu kujtua biseda e bërë më pas për shkronjën B. Ç'ishte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin « shqiptaro- dalmate ». Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...shtëpi të mëdha të mallrave në metropolat evropiane, në qoftë se nuk i ka parë kuriozitetet antike dhe mesjetare. Snobi nuk mund të jetë snob në qoftë se pas këtyre shëtitjeve internacionale nuk është ndalur ndonjë javë në bregdet, për të rreshkur lëkurën në diellin mediteran dhe në qoftë se nuk është kthyer ndonjë javë tjetër në bjeshkë për t'i flladitur mushkëritë me ajrin e freskët malor. Snobi shpesh e shfaq snobizmin e vet edhe përmes ambicjesh shkencore. Megjithëse nuk është i interesuar, për shkak se nuk ka kohë, që t'i japë farë kontributi veprimtarisë shkencore në mjedisin e tij, snobi në disa...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...po kaq heshturazi, gjersa ishin rrëmbyer ndonjë ditë nga ujërat e turbullta, ose ishin djegur nga vetëtimat, ose, edhe më keq, ishin katandisur në atë gjendje, saqë udhëtari, pasi kishte hedhur hapin e parë mbi dhogat e tyre të kalbëta, kishte qëndruar në mëdyshje për hapin e dytë, gjersa qe kthyer mbrapsht, për të kërkuar diku afër ndonjë trap apo va, për t'u hedhur matanë. Dhe kjo ndodhte kështu, sepse të gjitha ato kishin qenë ura të drunjta, kurse kjo që do të ngrihej do të ishte një urë e vërtetë, me këmbë e harqe të forta prej guri, ndoshta e para e këtij lloji në gjithë dheun e Arbrit...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
thyer:

thýer (i, e) mb. 1. që është thyer: xham i thyer; para të thyera; me gjunjë të thyer; me zemër të thyer. 2. që bie thikë poshtë; që ka shumë të përpjeta e të tatëpjeta; që ka male të larta e të thikëta: vend (terren) i thyer. 3. që e ka kaluar gjysmën e moshës, që i ka kaluar të pesëdhjetat: burrë i thyer; grua e thyer; në moshë të thyer.

thyer:

thýer,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. vendi ku është thyer diçka, pjesa e thyer e diçkaje: e thyera e kockës. 2. sh. para me vlerë të vogël, me të cilat këmbehet një kartëmonedhë me vlerë më të madhe, të holla, të shkoqura: s’kishte të thyera.

bethyer:

bethýer mb., edhe si em., bethyes.

pakthyer:

pakthýer (i, e) mb. jo i kthyer: tel i pakthyer; arë e pakthyer.