Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës kaploj
kaploj:

kapl/ój kal., -óva, -úar 1. e pushtoj dhe e mbuloj me krahë; e shtrij, e vë poshtë; e pllakos: klloçka kaploi zogjtë. 2. v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., më zë a më pllakos diçka; më pushton një ndjenjë e nuk më hiqet: më kaploi gjumi; / jokal. shfaqet e përhapet menjëherë; vërshon.

Të ngjashme:
kaploq:

kaplóq,-i m. sh. -e(t) kreu i furkës, ku vihet shtëllunga për ta tjerrë; shtëllungë.

kaptoj:

kapt/ój kal., -óva, -úar 1. kapërcej1,4: kaptova lumin; kaptova kafshatën. 2. jokal. v. III perëndon (dielli). / pës. kaptóhet v. III.

kaloj:

kal/ój jokal., -óva, -úar 1. lëviz nga një vend në një tjetër, më këmbë a me një mjet; eci, vete diku, shkoj: kalova nëpër një pyll të dendur; kaloj në trotuar (në vijat e bardha); (i) kaloi pranë; i kaloi nën hundë i kaloi fare afër; / v. III lëviz ose rrjedh duke përshkuar një hapësirë (për një mjet, për lumin etj.): kalon treni nëpër tunel; kalon kanali nëpër fusha. 2. v. III shkon, ikën (kryesisht për kohën): kalojnë vite (muaj); i kaloi koha (diçkaje) nuk përdoret më, u vjetrua; javën që kaloi; / mbaron, përfundon (një punë etj.): kaloi më e madhja. 3. kal. bëj që të lëvizë diku ose të përshkojë diçka; e çoj a e shpie diku: e kaloi matanë lumit; e kaloj perin në gjilpërë; / kapërdij, gëlltit: kaloj kafshatën. 4. kal., edhe fig., lë prapa; përballoj një pengesë, një vështirësi a një sëmundje; kapërcej një cak kohor, një moshë etj.: kaloj gardhin (hendekun); kaluam rrugën më të vështirë; e kaloi rrezikun (gripin); kaloi të dyzetat; / tejkaloj: ia kaloi çiklistit; e kaloi masën. 5. edhe kal., ndërroj gjendje ose raportet me dikë: kaloj në vartësi të ministrisë; kaluan në sulm; / përcillet diku ose ia përcjell dikujt: lajmi kaloi gojë më gojë; kaloi (ia kaloi) për shqyrtim këshillit shkencor. 6. edhe kal., jam, jetoj; shkoj: si (ia) kalon? kaloi një jetë të mirë; sa për të kaluar kohën. 7. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më shfaqet dhe largohet shpejt; më shpëton, më ikën; më shkon: i kaloi gripi (inati); më kaluan mornica në trup; më kaluan ca gabime drejtshkrimore. 8. fig. hidhem në një çështje tjetër: kalojmë në pikën e dytë; / kal. kapërcej; lë, nuk e përmend: e kaloi në heshtje e la me qëllim pa e përmendur.

apeloj:

apel/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. i drejtohem një gjykate më të lartë për të rishikuar një vendim gjyqësor. 2. libr. u bëj thirrje të tjerëve për ndihmë a përkrahje, bëj apel. / pës. apel.het v. III.

çakloj:

çakl/ój kal., -óva, -úar gris; bëj lecka-lecka.