Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës huq
huq:

huq,-i m. sh. -e(t) bised. 1. shprehi e keqe e dikujt; ves; zakon: njeri me huqe; edhe kali i kuq e ka një huq (fj. u.). 2. si ndajf., edhe fig., kot, bosh: i doli (i shkoi) mundi (puna, pushka) huq.

Të ngjashme:
buq:

buq,-i m. sh. -ë(t) doçe: rrasë e buq loja e doçes.

duq:

duq,-i m. sh. -e(t) 1. lëfyt i drunjtë në fuçi për të nxjerrë verën etj.; shtupë, shkop etj. për të mbyllur këtë lëfyt. 2. bisht cigareje.

heq:

heq kal., hóqa, héqur 1. e zhvendos, e marr dhe e shpie gjetkë; largoj veshjen ose mbulesën, lëkurën etj.: heq mbeturinat (pluhurin, lëvozhgën); heq pallton (këpucët); heq tapën e shishes; / bised. nxjerr nga vendi: heq dhëmballën; ia hoqën stomakun ia operuan stomakun; / edhe fig., shkëput, shkul; e qit jashtë; kund. vë; ngul, fut: ia heq të ligat. 2. edhe fig., e tërheq përpara ose nga vetja; pi a thith diçka; e tërheq a e marr mbrapsht; nuk e mbaj më: kuajt heqin karrocën; heq këmbëzën e pushkës shkreh pushkën; heqim nga një gllënjkë; oxhaku heq mirë (tymin); heq zinë nuk mbaj më zi; heq padinë. 3. edhe fig., bised. e largoj ose e pushoj dikë nga një punë a një veprimtari; e përjashtoj dikë a diçka (nga kryesia, nga rendi i ditës etj.); kund. vë; fut: e hoqën nga ekipi (nga loja); heq nga lista. 4. edhe fig., shlyej ose largoj një dyshim etj.; largoj vështrimin a mendjen nga dikush a nga diçka: heq borxhet shlyej a laj borxhet; heq shpresat; ma hoqi mërzinë; e hoqi nga mendja. 5. mat. zbres: pesë heqim dy mbeten tre. 6. bised. ndaj a vë mënjanë: heq ca para për ditë të keqe; / bëj një veprim a një punë; i bie me diçka; i shkoj: heq një vijë në hartë; i heq një brisk (mjekrës) rruaj mjekrën; i heq një fshesë dhomës; i heq një dru (një pëllëmbë). 7. udhëheq; drejtoj: na hoqi nëpër një udhë të ngushtë; heq një valle. 8. edhe jokal., edhe fig., vuaj, ndiej dhembje trupore a shpirtërore; përballoj (një gjendje të vështirë ekonomike, një sëmundje etj.): kam hequr të zitë e ullirit kam vuajtur shumë; pala pritëse hoqi tërë shpenzimet. 9. fig. e mbaj, e quaj si dikë a si diçka: e heq veten të ditur. 10. kryes. v. III bised. ndërzen: qeni heq buçen.

hua:

húa,-ja f. sh. -(t) para ose diçka tjetër që i merret ose i jepet dikujt për një kohë të caktuar dhe me të drejtë kthimi: i kërkova hua; nuk mbahet shtëpia me miell hua (fj. u.).

hun:

hun,-i m. sh. -ë(t) hist. popullsi endacake me prejardhje nga Azia, që erdhi në shekullin IV në Evropë.