Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës hii
Të ngjashme:
hiç:

hiç,-i m. bised. 1. zbrazëti ose mungesë e plotë e gjithçkaje; asgjë; / fig. diçka pa asnjë vlerë: është një hiç. 2. si ndajf. aspak, fare; asnjëherë: hiç, mos u çudit; o sot, o hiç.

hiç:

hiç pakuf. bised. asgjë: s’ka hiç fare.

hipi:

hipí,-aI f. sh. -(të) mullar; stivë me diçka: hipi me dushk.

hipi:

hipí,-aII f. kryes. sh. -(të) njeri endacak, me flokë të gjatë e i veshur keq.

hipi:

híp/i jokal., -a, -ur 1. ngjitem, shkoj a zhvendosem nga një vend më i ulët në një vend më të lartë; zë vend ose ulem për të udhëtuar mbi një kafshë a në një makinë; / kal. e ngre dikë a diçka dhe e vë më lart, mbi një kafshë, në një makinë etj.; kund. zbres: hipi në pemë; hipi në katin e dytë; i hipi kalit; i ka hipur mbi shpinë; i hipi fëmijët në tren; / v. III ngjitet a fluturon lart: avioni hipi mbi retë. 2. kryes. v. III, edhe fig., rritet në një shkallë më të lartë, në vëllim a në denduri etj.; rritet vlera a çmimi i dçkaje; rritet a ngjitet në detyrë: ka hipur lumi; hipi vapa; hipi çmimi i frutave; ka hipur kursi i valutës; i hipi temperatura të sëmurit; hipi në përgjegjësi; / kal. ngre çmimin e një malli; e ngre në detyrë a në përgjegjësi; kund. zbres: tregtarët i hipën çmimet; e hipën në detyrë. 3. v. III (zakonisht me trajtë të shkurtër përemërore) fig. bie në një gjendje shpirtërore të caktuar; më pushton një ndjenjë (zemërimi, inati etj.): më hipi mërzia; i hipi gazi (qejfi, damari).

hir:

hir,-i m. sh. -e(t) 1. sjellje e mirë; qëndrim mirëdashës, dashamirësi; nder që i bëhet dikujt, ndihmë, mirësi; kënaqësi: për hirin e nënës; për hir të shokut; me hir e pa hir me dashje ose pa dashje; domosdo. 2. bukuri, hijeshi: hiri i jetës; i jep (i shton) hir; i ka rënë shumë hir. 3. fet. mëshirë, ndihmë hyjnore. 4. kryes. sh. veshje ose sende të mbetura prej një shenjti a prej një oshënari të vdekur, që ruhen si hajmali.