Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës gjepura
gjepur:

gjépur,-a f. kryes. sh. -a(t) bised. fjalë boshe, pa kuptim ose pa vlerë; dokrra; gënjeshtër e trashë: flet (thotë) gjepura.

Sinonime / Të përafërta:
dokrra
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhjetë. Ky është, me siguri, më i gjati në këtë listë, mendoi. Sa është, vallë, më i gjati në të gjitha listat? Kurse më i shkurtri dihej: sipas rregullores - një e pesëdhjetë e një. Më të gjatët, në përgjithësi, ishin ata të Regjimentit 4 të Gardës, kurse më të shkurtrit alpinët. Ç'po merrej me gjepura! Fiku dritën dhe u shtri. Gjumi nuk e zinte. Të mos e kisha pirë atë dreq kafeje në fund, tha me vete. Vështronte murin përballë ku, herë pas here, rrëshqiste drita e ndonjë makine që kalonte në bulevard. Drita binte vija-vija, që prapa flegrave gjysmë të mbyllura, dhe gjeneralit iu duk sikur...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cjepurr:

cjepúrr,-i m. sh. -ë(t) shakullinë.

gjetur:

gjétur (i, e) mb. 1. që është gjetur diku: sende të gjetura. 2. i burrit të mëparshëm a i gruas së mëparshme; jo i veti: fëmijë i gjetur. 3. fig. i zgjedhur a i kapur bukur e mirë; i goditur, i qëlluar: krahasim i gjetur.

gjetur:

gjétur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) euf. të përmuajshmet e grave.