Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës gjej
gjej:

gje/j kal., -ta, -tur 1. e zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas: e gjeti librin (orën); mezi e gjeta djalin. 2. e ndesh rastësisht; has në diçka zakonisht të papritur; shtie në dorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja: gjeti ca të holla; gjej emrin në listë; nuk i kam gjetur në rrugë i kam siguruar me punë e me mundim; gjeta përkrahje (mbështetje, kundërshtim, pengesa). 3. arrij të kem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm: gjeta punë (biletë); kanë gjetur shoku-shokun; gjeti një burrë (një grua) të mirë; gjeti ngjyrën që i pëlqen; kush kërkon, gjen (fj. u.); gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.); /arrij të shfrytëzoj një pjesë të kohës a të mundësive që kam për të bërë diçka tjetër: nuk gjeti kohën (rastin) e duhur. 4. përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj; e zbuloj pas kërkimesh e studimesh të veçanta; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhe në njësi frazeologjike): gjetën naftë (mineral); gjej shumën (përfundimin, zgjidhjen); ia gjeti anën (shtegun) (fig.); ia gjeti ilaçin (fig.); ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje); ia gjeti vidhat (telat) (dikujt). 5. e zë diku ose e takoj në një gjendje të caktuar: e gjeta në shtëpi; e gjeti në gjumë (edhe fig.); i gjeti librat rrëmujë; mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. 6. më vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhe në njësi frazeologjike): e gjeti belaja; gjeta belanë (me dikë a me diçka); ç’e gjeti të shkretin!; i gjeti mushka drutë (fig.); e gjeti si breshka te nallbani. 7. vlerësoj, e quaj: e gjetën të drejtë (të arsyeshme); e gjeti të udhës; iron. nuk qëlloj na atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë: gjete çfarë të na thuash!; gjete kujt t’ia japësh!; gjeti kishë (xhami) ku të falet! 8. e kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet: gjen guxim (forca); ku e gjen ai këtë të drejtë?! 9. e kërkoj si përligjje për diçka të padrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët: gjen shkak; i gjeti rastin (pikën e dobët). 10. ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendje të caktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen: gjej kënaqësi (qetësi); ku ta gjej të vij edhe unë. 11. i shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhe në njësi frazeologjike): e gjeti fjalën (me dikë); ia gjeti zemrën; i kanë gjetur telat bashkë; kanë gjetur gjuhë të përbashkët; gjeti mendja mendjen; ka gjetur rasa vegshin (keq.); ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). 12. etnogr. i drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim: të kam gjetur me dy shëndete!; ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira! 13. v. III gjymtyrë e parë e disa togjeve të qëndrueshme nga janë formuar emrat prejfoljorë si gjymtyrë të dyta: gjen zbatim zbatohet; gjen shpëtim shpëton; gjen përhapje përhapet; gjen përkrahje përkrahet; gjen vdekjen vdiq. / pës. gjétem.

Sinonime / Të përafërta:
vlerësoj
ndiej
Antonime:
humb
humbas
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...stinë, ishte, me siguri, shenja që ai duhej ta ndërpriste heshtjen e tij të zgjatur. E kishin lënë ashtu në shenjë nderimi për të, siç kishin thënë në fillim, megjithatë ajo s'mund të zgjatej pa fund. Nuk përjashtohej që tradhtare të ishte tjetra, ajo e internuara. Ti që vete e vjen në Tiranë, më gjej një libër prej tij, ashtu e kam punën... Ose as njëra, as tjetra. Një i tretë ndoshta. Si të përmendej, ai ngriti kryet. Në sytë kishte një dritë të keqe, si tek emërtimet e tokës. Te syri i keq. Në librin e Toponomastikës... Atij që ishte rrëzuar i pari... Fill pas Fitzxheraldit. Ç’i duhej...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...në mes është vdekja. Mjaft. Gjithë ky pasion i tepruar për burrin e vdekur njëzet vjet më parë, me të cilin ajo ka bashkëjetuar vetëm dy javë, ka vetëm një shpjegim... Ah, e di ç'do të thuash: pasuria e konteshës plakë, trashëgimia. Mjaft, s'dua më të dëgjoj gjëra të tilla. Detyra ime është të gjej e të sjell eshtrat e kolonelit. Për të tjerat s'dua t'ia di. Pastaj, papritur, Beti u zhduk nja dy ditë dhe, kur erdhi përsëri, ai vuri re në sytë e saj një ftohtësi dhe një lodhje. - Ku ishit? - e pyeti kur e takoi përpara hotelit. Ajo ishte me rroba banje dhe me syze të zeza dielli, nga ato...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
gjegj:

gjegj jokal., -a, -ur 1. përgjigjem. 2. edhe kal., dëgjoj; pranoj.

gjel:

gjel,-i m. sh. -a(t) 1. zool. mashkulli i pulës, këndes: gjel fushe; ngrihet me gjelat ngrihet herët në mëngjes; fryhet si gjel (tall.); s’rri gjeli mbi vezë (fj. u.) s’është punë për të, nuk e bën dot ai vetë atë punë; gjeli s’bën vezë (fj. u.). 2. fig. keq. njeri mendjemadh e kapadai: i rri gjel (dikujt) krekoset para tij, nuk e ul kokën, i rri kundër. 3. send në trajtën e këtij shpendi: gjel sheqeri; gjeli i oxhakut. 4. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta për shpendë: gjel deti mashkulli i pulës së detit, gjeldet, misërok; gjel i egër shpend i pyjeve, i ngjashëm me këndesin, me pendë të zeza, e me zë të çjerrë; gjelegër; gjel ujës shpend i egër i ujërave, me qafë të gjatë, me pendë si të murrme; gjelujës.

gjen:

gjen,-i m. sh. -e(t) biol. përbërës i kromozomeve të bërthamës qelizore, që është përçues i tipareve të trashëgueshme në organizmin pasardhës: teoria e gjeneve.

gjeo:

gjeo- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin “i tokës, i rruzullit ose i kores së tokës” (p.sh. gjeobotanikë, gjeokimi; gjeotektonik etj.).

gjep:

gjep,-i m. sh. -a(t) 1. shkop a gyp i hollë e i shkurtër, i vendosur në sovajkë, ku mbështillet peri; masur. 2. gyp i ngushtë e i shkurtër, ku rrjedh uji ose një lëng; çep; enë me lëfyt të hollë; ibrik: gjepi i kroit (i lugut të mullirit).