Kuptimi i fjalës gegë
Në Literaturë
Shih edhe
dég/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -ë(t) 1. pjesë anësore që del si krah nga trungu i drurëve, i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve: krasit degët; lëshon degë; nuk ka degë pa rrënjë (fj. u.) nuk ka zhvillim pa mbështetje të shëndoshë. 2. rrymë e vogël uji, që derdhet në një më të madhe; rrugë e vogël që lidhet me një kryesore: degë e Drinit; degë hekurudhe; / term në anatomi; zgjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi; rremb: dega e nervit (e aortës). 3. nënndarje administrative në një dikaster, në një ndërmarrje a në një institucion; pjesë e një organizate a e një institucioni në një rreth a në një qytet tjetër: dega ushtarake; dega e bankës. 4. kuptim i figurshëm; fushë e diturisë, e artit, e shkencës etj. dhe drejtim i studimit përkatës në një shkollë; nënndarje e një veprimtarie shoqërore: degët e ekonomisë; dega e gjuhës (e ndërtimit) në universitet. 5. term në etnografi; pjesë a nënndarje e një fisi, e një familjeje etj.: degët e fisit. 6. si ndajfolje; drejt; si i ngrirë, akull: rrinte degë në këmbë.
gúg/ë,-a II emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) këmishë e vogël për foshnjën; fustan për fëmijët e vegjël; / term në etnografi; dhuratë (veshje) për fëmijën e porsalindur.
Fjala e Ditës
- polemikë
polemík/ë,-a emër i gjinisë femërore numri shumës -a(t) diskutim me përgjigje e kundërpërgjigje për çështje politike, shkencore etj.; debat: hyj në polemikë; bëj polemikë me dikë.
Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj