Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës grhij
Të ngjashme:
gdhij:

gdhi/j kal., -va, -rë 1. kaloj natën pa gjumë deri sa zbardh drita; kund. ngrys: e gdhimë në pyll. 2. jokal. gdhihem2: gdhiu i sëmurë. 3. pavet. gdhihet: gdhin në orën pesë; që pa gdhirë pa rënë mirë drita.

gërhij:

gërhí/j jokal., -ta, -ur 1. gërhas. 2. v. III bën a nxjerr një zhurmë si gërhitje (për kafshë); / gërgërit: më gërhijnë zorrët.

grij:

gri/j kal., -va, -rë 1. copëtoj imët diçka me thikë, në makinë, në rende etj.; grimcoj: grij duhan; grij lakra (qepë); grij mishin (kungullin). 2. v. III e gërryen, e bren: ndryshku e ka grirë hekurin; soda i griu rrobat. 3. bised. vras shumë njerëz a kafshë; dëmtoj në masë, shfaros: i griu me mitraloz (me shpatë); i griu kolera (murtaja). 4. v. III fig. (me trajtë të shkurtër përemërore) më dhemb shumë diçka; më shqetëson a më ngacmon shumë diçka; më bren diçka përbrenda: më griu barku; më griu uria; na grinë mushkonjat; na griu era; i griu malli për vendlindjen. 5. fig. bised. bëj që të shpenzojë shumë, faroj: e griu nga lekët. 6. fig. bised. fitoj shumë: grinte para. 7. fig. bised. keq. flas shumë dhe pa përgjegjësi, llap: grin gjithë ditën; grin lakër (sallatë) thotë gjepura, flet kot. 8. bised. e zotëroj a e di shumë mirë një lëndë: të grin në gjuhë.

arrij:

arrí/j jokal., -ta, -tur 1. vij ose shkoj në vendin për ku isha nisur, mbërrij: arrita në shtëpi; arriti i pari (i fundit, vonë); arriti treni. 2. vij deri në një kohë të caktuar; mbush një moshë; v. III vjen një kohë e caktuar, një ngjarje, një dukuri etj.: arriti të tetëdhjetat; mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!; arriti pranvera; arritën të korrat; arriti radha ime. 3. edhe kal., zë, prek ose kap dikë a diçka; e mbërrij: e arriti me dorë; e arrita në rrugë; sa të arrijë syri; / fig. barazohem me dikë; përmbush një dëshirë, një detyrë etj., vij te një rezultat i caktuar: e arriti në mësime; as te thembra s’ia arrin është aq larg, sa nuk mund të krahasohet me të; arritën suksese të mëdha. 4. edhe kal., vij deri në një cak, në një shkallë ose në një masë: arriti shumën; arriti kulmin; më arriti uji deri në brez; arritën fiqtë u poqën; arriti deri atje sa…. ; / v. III bised. mjafton, del: arrin e tepron; arrin sa për një fustan; s’arrijnë paratë. 5. edhe fig., mund të bëj diçka, ia dal mbanë, mundem: ia arrij ta kryej vetë; aq i arrin mendja aq mendon; s’më arrin dora (çapi) nuk mundem.

fshij:

fshij kal., -va, -rë 1. heq pluhurat, lëmishtet e papastërti të tjera me fshesë, me leckë etj.; heq lagështirën duke e fërkuar me rrobë të thatë: fshij rrugën; fshij lotët (djersën); fshij trupin (duart, ballin). 2. prish me gomë diçka të shkruar a të vizatuar; shuaj. 3. fig. zhduk: e fshiu nga faqja e dheut; e fshij nga kujtesa. 4. fig. bised. e ha të tërë e menjëherë. 5. fig. keq. rrafshoj.

grihë:

gríh/ë,-a f. sh. -a(t) gur mprehës; qostër.