Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës forc
Të ngjashme:
fora:

fóra ndajf. bised. me guxim, me trimëri: fora me shpatë në dorë, gremisi katër taborë (folk.).

forcë:

fórc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fuqi1,2,5. 2. fiz. madhësi fizike që shpreh bashkëveprimin (tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e fushave; fuqi: forca molekulare; forca e fërkimit. 3. tërësia e të mirave materiale dhe burimet e tyre; fuqi: me forcat tona (e veta). 4. aftësia e dikujt për të ushtruar autoritetin tek të tjerët; vetia e diçkaje për të vepruar në mendjet e njerëzve; shkaku a burimi i diçkaje; fuqi: forcë bindëse; forca e popullit; ç’forcë e shtyu? 5. shtrëngim a detyrim që i bëhet dikujt me mënyra a me mjete të vrazhda, dhunë: politika e forcës; me forcën e armëve (e bajonetës); e morën me forcë. 6. kryes. sh. grup shoqëror me qëllime të përbashkëta e interesa të përbashkët; grup njerëzish me profesion të njëjtë a të ngjashëm ose që punojnë në një vend, jetojnë e hanë bashkë etj: forcat prodhuese (ek.) njerëzit me përvojën dhe shprehitë e tyre në punë së bashku me mjetet e prodhimit; forcat demokratike; forcat krijuese (letrare, shkencore); hyri në forcë ka të drejtë të hajë në mensën e një konvikti, të një brigade etj.; forcat tokësore (detare, ajrore) (usht.). 7. si pasth. përdoret për të nxitur dikë në një punë etj.: forca, se edhe pak na mbeti!

fort:

fort ndajf. 1. me forcë të madhe; me tërë forcën; shtrënguar me forcë: e goditi fort; mbaj (lidh) fort. 2. shumë: shkëlqen fort. 3. me zë të lartë: fol fort.

fort:

fort pj. shumë.

fort:

fórt,-ët(të) as. shtrëngim, zor: u fut (e mori) me të fortë.

bord:

bord,-i m. sh. -e(t) 1. faqja anësore e anijes a e barkës; pjesa e sipërme e anijes, e sheshtë dhe e zbuluar, kuvertë: doli në bord; / pjesa e brendshme e aeroplanit etj. 2. libr. grupi drejtues në një institucion, në një shoqatë etj.: bordi i institutit.