Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës faqe
faqe:

fáq/e,-ja f. sh. -e(t) 1. secila nga dy anët e tulta të fytyrës së njeriut nga hunda deri te veshi; secila nga dy anët e turirit të kafshëve; bised. fytyrë: mollëzat e faqeve; i pëlcasin faqet është shumë i shëndoshë; s’ka shkuar (s’ka vënë) brisk në faqe është ende i ri e pa përvojë; i morën faqen nuses i hoqën pushin në fytyrë (zakonisht një ditë para martesës); faqe më faqe ngjitur shumë pranë njëri-tjetrit; e tha në faqe (të dikujt) e tha para dikujt, faqeza dikujt; faqe për faqe ballë për ballë; 2. secila nga anët e një sendi, të fletës së një fletoreje, të një libri etj.; pjesa e përparme e kryesore e një ndërtese etj., ballinë, parëse: faqet e kutisë; faqe mali (kodre); gazetë me gjashtëmbëdhjetë faqe; faqja e shtëpisë; i marr faqet trungut faqoj. 3. bised. sipërfaqe; shtresa e sipërme, shtresë: faqja e detit; në faqe të tokës (dheut); e zhduku (e shoi, e fshiu) nga faqja e dheut e shfarosi, e shkatërroi me themel e me rrënjë; i mori faqen gjellës; bakllava me tri faqe. 4. këllëf dysheku a jastëku. 5. fig. pamje, fytyrë: ia ndërruan faqen vendit. 6. fig. bised. kohë sa një vit; koha sa jeton një njeri, brez; libr. pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një vendi etj., me bëma a me ngjarje të rëndësishme; fletë; epokë: hapi një faqe të re; shkroi një faqe të lavdishme bëri një vepër të lartë që nuk do të harrohet.

Sinonime / Të përafërta:
fytyrë
parëse
sipërfaqe
shtresë
pamje
brez
fletë
epokë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shtyrë përpjetë ose duke i mbajtur me shtylla në pozita të ndryshme ata individë, të cilët nuk kanë tjetër meritë, përpos pse rastësisht kanë lindur në të njëjtën provincë me bëmirësit e vet apo pse janë rreshkur me ta nën të njëjtat rreze të diellit. Kjo do të ishte njëra faqe e provincialistëve dhe e provincializmit dhe kjo faqe, ndoshta, nuk do të ishte aq e zezë sikur provincialistët dhe provincializmi mos ta kishin edhe faqen tjetër akoma më të zezë. Duke e mbështetur mendimin e vet mbi hiperbola, në njërën anë, provincialisti doemos shtrëngohet ta deformojë logjikën objektive në anën tjetër...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...çantë në dorë dhe u ul në tryezën pranë radios. - Të zakonshmen, - i tha kamerierit. Ndërsa kamerieri i përgatiste kafenë, burri i imët nxori nga çanta një fletore të trashë dhe nisi të shkruante. Ai kishte nofulla të ngushta dhe mollëzat pothuaj nuk i dukeshin fare. Kur thithte cigaren, në faqe i krijoheshin dy gropa, që tregonin qartë trajtën e nofullave. - Ja, pra, këta qenkan shqiptarët! - tha gjenerali, sikur të vazhdonte një bisedë të lënë përgjysmë. - Njerëz fare të zakonshëm. As që e merr dot me mend se në luftë ikin nga mendja. - O, si bëhen ata kur gjejnë armë. - Dhe...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas. Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshin me dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik. Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve të veglave të punës dhe në përmirësimin teknik të punimit të tyre, në zhvillimin e formave të tilla të ekonomisë, siç ishin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...një bote të re dhe e vdekjes së botës së vjetër. Ai foli diçka për urat dhe për vështirësitë e ndërtimit të tyre dhe, nga kjo pjesë e bisedës së tij, pata përshtypjen se ndodhesha nën rrënojat e një ure, që ai e shembi mbi mua. Ai më shpjegoi se nga të gjitha shëmtimet që gjëllojnë mbi faqe të dheut, s'ka pasur, s'ka dhe s'do të ketë shëmtim që t'ua kalojë urave-kufoma. Ato lindin të vdekura, tha ai, dhe jetojnë të vdekura (ai përdori fjalët "vdekërojnë gjatë gjithë jetës”), gjersa vjen koha e rrënimit të tyre (e "stërvdekjes", siç tha ai). Ai më tha se kishte ndërtuar edhe vetë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
fare:

fáre ndajf. 1. krejt: u dogj fare; harrova fare; për fare përgjithnjë, përgjithmonë. 2. asnjëherë; aspak: s’e kam parë fare; s’e kuptoi fare. 3. shumë: fare i vogël; fare pak; si mb., shumë budalla, i paaftë, i çuditshëm etj.: qenka fare ai! 4. si pacak. asnjë: s’kishte fare. 5. si pj. krejt: ishte fare i ati.

paqe:

páq/e,-ja f. marrëdhënie të mira pa grindje e pa armiqësi; gjendje pa shqetësime e njeriu a e një mjedisi, qetësi; gjendje e qetë pa luftëra e pa ndeshje: rronin në paqe; ra në paqe u qetësua.

falë:

fal/ë,-aI f. dhuratë: falat e nuses.

falë:

fál/ë,-aII f.1. anat. kyç. 2. vjet. bubëz.

falë:

fálë parafj. (r. rr.) në saje..., për hir..., për shkak...: falë ndihmës së tij.