Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës fmij
Të ngjashme:
amin:

amín pj. fet. përdoret në mbarim të lutjeve e të shërbesave, me kuptimin “ashtu qoftë!”.

çmoj:

çmoj kal., çmóva, çmúar 1. caktoj vlerën në para të një malli a të një sendi tjetër; jap çmimin e diçkaje: çmoi pasurinë (dëmin). 2. përcaktoj peshën a përmasat e diçkaje; vlerësoj, llogarit: çmoj largësinë (thellësinë, sasinë). 3. gjykoj për rëndësinë, vlerën etj. të dikujt a të diçkaje; ia njoh dhe ia vlerësoj: çmoj gjendjen; ia çmoj meritat; e çmon shumë veten. / pës. çmóhem.

çmpij:

çmpi/j kal., -va, -rë shpij; kund. mpij.

fëmijë:

fëmíj/ë,-a m. sh. -ë(t) 1. pjella e gruas; foshnjë; djalë ose vajzë në moshë të vogël; bir ose bijë; në sh. brezi i ri: e ardhmja e fëmijëve tanë; shumë babo e mbytin fëmijën (fj. u.); fëmija pa nënë si nata pa hënë (fj. u.). 2. bised. mospërf. njeri i papjekur e i papërvojë në jetë: mos u bëj fëmijë!

fije:

fíj/e,-a f. sh. -e(t) 1. pe i hollë pambuku, leshi etj.; diçka e hollë dhe e gjatë që i ngjan perit: fije sintetike; lesh fije; fije floku; fije nervore (anat.). 2. (me nyjën joshquese një) edhe fig., diçka e vogël a e paktë: një fije bukë (shpresë). 3. gjethe; fletë: fije duhani; fije letre. 4. flok i imët bore. 5. fig. diçka që lidh një njeri, një ngjarje etj. me një tjetër: u këputën fijet. 6. si pacak. asnjë.

fliq:

fliq,-i m. sh. -e(t) maja e këmbës, e këpucës etj., çyçë.