Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ende
ende:

endé ndajf. 1. deri në kohën kur flasim ose për të cilin flasim: rron ende; ende s’ka ardhur; ende s’e paska thyer qafën! (mospërf.). 2. edhe më, edhe ca; përsëri, prapë: do ende; ka ende nevojë.

endë:

énd/ë,-a (éndëz,-a) f. 1. pjalm: endë luleje; endë mielli; s’është as për endë, as për miell (fj. u.) nuk vlen për asgjë. 2. bot. tërësia e luleve të imëta si pjalm, që çelin disa drurë a shkurre: enda e ullirit (e shqopës).

ëndë:

ënd/ë,-a f. sh. -a(t) ëndje: ma ka ënda më pëlqen, dua ta kem.

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante të drejtën të merrte vendime në emër të të gjithë epirotëve, pavarësisht se kishte edhe bashkësi që qëndronin ende jashtë saj, siç ishin p.sh. kasopiasët dhe 83 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Në shtresën e popullorëve përfshiheshin zejtarët e tregtarët e zakonshëm, çirakët, kallfët, marinarët, punëtorët e krahut në përgjithësi. Në qytete kishte edhe një masë të madhe banorësh, kryesisht të ardhurit rishtas nga fshatrat, që ende nuk e kishin fituar të drejtën e 227 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur me frëngji për t’u përdorur për mbrojtjen...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Skënderbeun në krye sulmuan trupat e Ali Beut. Kur armiku ende nuk kishte hedhur në betejë të gjitha forcat, trupat e tij u sulmuan befasishëm nga pas prej luftëtarëve të Gjin Muzakës e të Hamza Kastriotit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë « çdo ditë deheshin, bënin mbledhje dhe shtroheshin në gosti, të dhënë pas të ngrënit e të pirit ». Pjesën tjetër të popullsisë e përbënte masa e fshatarëve të lirë që luante, me sa duket, ende 46 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Në fillim ai u përpoq të përforconte pozitat e tij në Epir, dhe këtë e arriti me durim, duke e ndarë për një kohë fronin me Neoptolemin II, i cili kishte ende përkrahës në qarqet sunduese. Kur ia arriti këtij qëllimi, dhe, pasi mori vesh se rreth tij po kurdisej një kurth nga përkrahësit e Neoptolemit, Pirroja e vrau këtë, dhe pas kësaj shpejtoi 77 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...e deri në Aps (Apsos), për atintanët mendimet e studiuesve ende nuk përkojnë. Megjithatë, po t’i çlirojmë këto pohime nga ndonjë interpretim jo i drejtë i burimeve dhe të lëmë mënjanë si të dyshimta, ato burime që i shtrijnë atintanët deri në Dodonën e largët apo në luginën e Drinos, atëherë do të vërejmë se burimet kryesore e më të besueshme e vendosi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...antikë « mbret i ilirëve »; po kështu emërtohen dhe pasardhësit e tij. Kjo lejon që ky formacion të konsiderohet si një mbretëri, e cila nuk kishte marrë ende tiparet e qarta të një monarkie. Vetë Bardhyli, në fillimet e tij na paraqitet si një prijës i thjeshtë ushtarak që respekton shumë zakone të rendit fisnor...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Me gjithë eksodin e madh të shqiptarëve nga Morea e nga viset e tjera greke gjatë fazave të ndryshme të pushtimit osman, dokumentet e mëvonshme të shek. XVIXVIII dëshmojnë, se popullsia shqiptare në More mbeti mjaft e dendur. Ende në fund të shek. XVIII, një autor e quan Morenë « Arbëria greke » (Albania Greca). 407 ...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...të gëzueshme, kur flitej për gjëra që do të vinin, natyrisht plot shpresë, si në rastin e grave me shenjat e shtatzënisë, kur i takoje në rrugë: ah, pa shih, pa shih, mos do të kemi së shpejti një bebe? - Ende jo, - u përgjigj mëdyshas Rudiani. - Në të vërtetë, kam një dramë, por është ende në Këshillin Artistik. - Mezi e mbajti veten për të mos i thënë: dhe e dini shkakun? Juve, si hetues, që merreni me fakte, me ekspertiza, mund t'ju duket e pabesueshme: për një fantazmë...

Të ngjashme:
lende:

lénd/e,-ja f. sh. -e(t) 1. kokërr e vogël si lajthi, me një kapuç nga njëra anë, që lidhin disa drurë; gogël: lende lisi (dushku, prralli). 2. boçe: lende bredhi (vgjeri).

rende:

rénd/e,-ja f. sh. -e(t) përdorëse kuzhine me vrima e me dhëmbëza, që shërben për të grirë perime, pemë etj.

endje:

éndj/e,-aI f. veprimi sipas foljeve: reparti i endjes.