Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës drydht
Të ngjashme:
drydhët:

drýdhët (i, e) mb. që punohet lehtë me daltë, i butë: dru i drydhët.

brydhët:

brýdhët (i, e) mb. 1. i butë, i ndulkët (për pemë etj.); i shkrifët (për tokën): dardhë e brydhët. 2. fig. i butë; / keq. i ngathët.

dredhe:

drédh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. emërtim për disa bimë kacavarëse si dredhla, urthi etj.; dredhkë.

dredhë:

drédh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., bërryl; diçka në trajtë të tillë; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim: dredhat e kanalit; gjarpri ecën me dredha. 2. shtjellë, vorbull, shakullinë: dredhë bore (pluhuri); e rrëmbeu dredha. 3. diçka e dredhur a e përdredhur: flokë me dredha; dredhat e hardhisë; i lidhi drutë me një dredhë. 4. fig. dredhi: sajonte dredha. 5. bot. dredhe; urth.

dredhi:

dredhí,-a f. sh. -(të) veprim dinak e tinëzar a trillim për të mashtruar dikë, për t’i bërë bisht diçkaje ose për t’ia arritur një qëllimi; dinakëri, dhelpëri: vepron me dredhi; s’i shkuan dredhitë.

drosht:

drosht,-i m. sh. -e(t) bot. shkurre bishtajore e vogël me gjethe vezake.