Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës dokrra
dokërr:

dók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. kockë e madhe te kyçet e krahëve a të këmbëve, me një pjesë të dalë; copë kocke a diçka tjetër e fortë: e goditi (i ra) në dokërr; dokrra rrënjësh. 2. doçe: luanin dokërr. 3. sh. fig. bised. fjalë të kota, gjepura, pallavra.

Sinonime / Të përafërta:
doçe
pallavra
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...qetë. Specialisti buzëqeshi me vete. - Po më tregonte për gjakmarrjen, - tha gjenerali. - Shumë befasuese nga ana etnopsikike. - S'besoj se është ashtu, - e ndërpreu specialisti. - Disa të huaj kujtojnë se gjakmarrja shpjegon psikikën e shqiptarit, por kjo s'është veçse, më falni, një dokërr. - Ashtu? - ia bëri prifti. - Disa të huaj përqendrohen me shumë zell te çështja e gjakmarrjes, jo pa arsye. - Kjo është një çështje me interes shkencor, - tha prifti. - Nuk mendoj ashtu. Qëllimi i vërtetë i tyre është që të përgatisin idenë e asgjësimit të njeriut shqiptar. - O, nuk e besoj...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
dokrras:

dókrras ndajf. doçash; / rrokullimthi, duke u rrokullisur.

mokrar:

mokrár,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Mokrës ose me prejardhje nga Mokra.

oderra:

odérra(ni) pasth. bised. përpara!, jepi!, forca!, oburra!

mokrar:

mokrár,-e mb. që lidhet me mokrarët a me Mokrën, i mokrarëve a i Mokrës: veshje mokrare.

dogra:

dográ,-ja f. sh. -(të) vjet. pushkë me lloz e me një fishek.