Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cyth
cyth:

cyth kal., -a, -ur bised. quk, thumboj; i shënoj linë; i bëj një gjilpërë: i cythën fëmijët. / pës. cýthem.

Sinonime / Të përafërta:
quk
thumboj
Të ngjashme:
cytë:

cýt/ë,-a f. sh. -a(t) gërvishtje e vogël; qukë; gropë e vogël: cytat e derës; shkëmb me cyta.

lyth:

lyth,-i m. sh. -a(t) 1. lez: me lyth në faqe. 2. kallo: i ka këmbët me lytha. 3. bot. xhungë e vogël në trung ose në degët e disa drurëve: degë me lytha. 4. fig. e metë, cen: e ka një lyth edhe ai.

syth:

syth,-i m. sh. -a(t) 1. bot. bulë nga e cila shpërthen gjethja, lulja a dega: sytha të fjetur sytha që nuk zhvillohen; shartoj me sytha. 2. lak i vogël i fillit kur thurim me shtiza; nyjë ku bën lak filli në çdo vrimë të rrjetës; laku i litarit kur e shtrëngojmë; ilik: sythat e çorapit; sythat e rrjetës; sythat e kapistallit. 3. secila nga vrimat e rripit ku futet kunji i tokëzës: liroi (shtrëngoi) dy sytha të rripit. 4. secila nga të dy torbat e hejbeve: i mbushi plot të dy sythat. 5. sirtar: tryezë me katër sythe. 6. pjesë e kreut të një libri, ku trajtohet një çështje e veçantë me një nëntitull të shënuar anës faqes; shënim për një çështje të veçantë në gjysmën e shtyllës anësore të një gazete. 7. bulë uji; kokrrizë në sipërfaqe të diçkaje: sytha vese; sytha gjalpi. 8. si ndajf. sikur e kam parë me sy; pa asnjë dyshim: e di syth.

syth:

syth kal., -a, -ur bëj dhe shtrëngoj një lak; i shtrëngoj një syth: i sythi kapistrën kalit i shtrëngoi kapistrën.

cyt:

cyt (cys) kal., -a, -ur 1. prek me dorë; ngacmoj, trazoj, ngas: ia cyti plagën; mos e cyt qenin!; cyt zjarrin. 2. fig. ngacmoj dikë, shpoj; shtyj, nxit: e cyti me fjalë.