Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cytë
cytë:

cýt/ë,-a f. sh. -a(t) gërvishtje e vogël; qukë; gropë e vogël: cytat e derës; shkëmb me cyta.

Sinonime / Të përafërta:
qukë
Të ngjashme:
cyth:

cyth kal., -a, -ur bised. quk, thumboj; i shënoj linë; i bëj një gjilpërë: i cythën fëmijët. / pës. cýthem.

cyt:

cyt (cys) kal., -a, -ur 1. prek me dorë; ngacmoj, trazoj, ngas: ia cyti plagën; mos e cyt qenin!; cyt zjarrin. 2. fig. ngacmoj dikë, shpoj; shtyj, nxit: e cyti me fjalë.

citë:

cít/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kunj i hollë druri, pykëz e hollë; edhe fig. spicë: cita e kularit; fut cita. 2. shtizë e hollë çorapesh; grep i hollë për të qëndisur.

citë:

cítë ndajf. citas.

cylë:

cýl/ë,-a f. sh. -a(t) flluskë: cylë sapuni (uji).