Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cyt
cyt:

cyt (cys) kal., -a, -ur 1. prek me dorë; ngacmoj, trazoj, ngas: ia cyti plagën; mos e cyt qenin!; cyt zjarrin. 2. fig. ngacmoj dikë, shpoj; shtyj, nxit: e cyti me fjalë.

Sinonime / Të përafërta:
ngacmoj
ngas
shpoj
shtyj
nxit
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fuqishëm emocional, siç është rasti me këtë strofë, në të cilin kategoria e pësimit ka gjetur me të vërtetë një trajtim të vetin dialektik dhe poetik: Paj Gjithkush e mashtron veten n'mejtime, pse I pafalur e vrastar duket së jashtmi pësimi Pësimi që prore mbi ne ngreh një fron Pasi mrekullia e tij na cyt e para na shpie Për ta zënë gjithçkafen dhe mëtej për të shkuar Sidoqoftë Krejt sillet vërdallë e pa radhë ndalet Përtej pakuptimsisë ku prap ngrihet kuptimi (Intima e mbrame e Mu Raut) Megjithë një kuptim të plotë dhe domethënje të caktuar të disa poezive, në përmbledhjen e Musa Ramadanit ka vjersha...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cit:

cit kal., -a, -ur 1. fut me zor, rras, ngjesh: e citi pykën. 2. e ngop mirë, e dend.

cytë:

cýt/ë,-a f. sh. -a(t) gërvishtje e vogël; qukë; gropë e vogël: cytat e derës; shkëmb me cyta.

cyth:

cyth kal., -a, -ur bised. quk, thumboj; i shënoj linë; i bëj një gjilpërë: i cythën fëmijët. / pës. cýthem.

fyt:

fyt,-i m. sh. -e(t) 1. anat. pjesa e sipërme e gypit nëpër të cilin kalon ushqimi prej gojës në stomak, grykë; pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit, faring; pjesa e sipërme e gypit të frymëmarrjes; gabzherr, laring: më dhemb fyti; i mbeti në fyt; e njomi fytin piu diçka; fyti i keq (mjek.) difteria; deri në fyt (fig.); shumë, jashtë mase; kafshata (luga) e madhe të zë fytin (fj. u.). 2. sh. mjek. shyta. 3. bised. lëfyt. 4. bised. gyp. 5. bised. gllënjkë, hurbë: një fyt ujë. 6. jakë e mbyllur e një petku, grykë. 7. si mb. bised. i zbrazët. 8. si ndajf. bised. zbrazët.

yt:

yt pron. (gjin., dhan., kallëz., rrjedh. tënd; para emrave të farefisnisë tët) sh. tu (e) (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore) që e ke bërë ti; që të përket ty a që ka lidhje me ty; në të cilin jeton a bën pjesë edhe ti; që të pëlqen më shumë ty: yt atë; yt bir; është yti.