Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës curr
curr:

curr,-i m. sh. -a(t) shkëmb i lartë e i thepisur: nëpër thepa e curra.

curr:

curr kal., -a, -ur curroj.

curr:

curr,-e mb., edhe si em., që i ka veshët të vegjël ose të prerë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...malsorit për mote ndjell dashni. (Të qethunat,5) Të rrethuar prej bollëkut, ata hanë e pinë si Vikingët: Maza pikon tlynë te goja kur e ofrojnë me lugë Kafshatat njena mbas tjetrës rrëshqasin flugë. (Të qethunat,5) Mbasi e zatesin barkun, ia fillojnë këngës horazi: Kanga merr dallgë tue mbushë shkrepa e curra Tue shtegtue nëpër të ngrime e të bardha gurra. (Të qethunat,3) Të rinj dhe të vjetër, gra dhe burra — të gjithë janë të gëzueshëm dhe të lumtur dhe, ashtu siç i festojnë nordiasit ditët e para të diellit pranveror, i kremtojnë ditët e të qethurave. Ata që nuk kanë ç'ka të qethin, as të mjelin, as...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cërr:

cërr,-i m. sh. -e(t) zool. çerr.

cërr:

cërr,-e mb., edhe si em., i hirtë, çil.

murr:

murr,-i m. sëmundje e rrushit, e cila ia rrallon kokrrat.