Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cungoj
cungoj:

cung/ój kal., -óva, -úar 1. pres degët e një druri dhe lë vetëm trungun, e bëj cung. 2. i pres këmbën a krahun një njeriu, gjymtoj. 3. fig. i heq një pjesë dhe e lë të mangët, gjymtoj: ia cunguan artikullin.

Sinonime / Të përafërta:
gjymtoj
Të ngjashme:
gungoj:

gung/ój kal., -óva, -úar e bëj me gungë: e gungoi në kokë; e gungoi kazanin.

kungoj:

kung/ój kal., -óva, -úar fet. u jap kungatën besimtarëve të krishterë për t’i pastruar nga mëkatet.

mungoj:

mung/ój jokal., -óva, -úar 1. nuk jam i pranishëm, nuk ndodhem diku në kohën e caktuar: mungon me arsye (pa arsye). 2. v. III është i pamjaftueshëm (një ushqim etj.) ose nuk gjendet fare: na mungonte buka (uji); / nuk vihet re ose nuk haset: i mungonte dëshira (vullneti, përvoja).

burgoj:

burg/ój kal., -óva, -úar burgos. / pës. burgóhem.

cingor:

cingór,-i m. acar, cingërimë; cipë e hollë a hell akulli.