Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cunge
cung:

cung,-e mb. që e ka një gjymtyrë të trupit të prerë; që ka bishtin a brirët të prerë: e ka bishtin cung.

cungë:

cúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dele a dhi me bisht të prerë ose me brirë të shkurtër. 2. mishi i dhëmbëve përpara se të dalin dhëmbët e qumështit; trysat.

Sinonime / Të përafërta:
kërcu
kërçep
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...janë varrosur prej tyre, por prej vetë trupave tona dhe, ç'është më e keqja, janë varrosur natën; asnjeri s'e ka ditur këtë. - Nuk e besoj fort këtë, - tha civili. - Edhe unë s'para e besoj, por s'mund të vë dorën në zjarr, - tha gjenerallejtënanti. Gjenerali përsëri ia nguli sytë krahut të tij cung. - Neve s'na kanë ndodhur raste të tilla, - tha. - Ku bëni gërmime tani? - pyeti civili. Gjenerali tha emrin e vendit. - Më duket se ju keni lista të përpikta. Kurse ne i kemi përpiluar listat në bazë të tregimeve gojore. - Pothuajse kërkojmë në tym, - tha civili. - Do ta keni vështirë. - Shumë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...mallit lum, në të zjarrtën flakë, t'kaluemen rini, e të tjera e të tjera sa të duash. Inverzioni, zakonisht, bëhet për të theksuar idenë, apo ndjenjën, apo përfytyrimin e poetit, kurse Hasan Hasani e bën vetëm për kërkesa formale, domethënë si lojë fjalësh: N'oborr kur mbërrinte ulej mbi nji të druve cung Ofshante thellë me fytyrë të nxime si trung. (Mali) Hasan Hasani është kujdesur ta kthejë të kaluarën edhe në një pikëpamje tjetër: apostrofi, të cilin janë duke e ndjekur me pushkë dhe topa të gjithë poetët shqiptarë më largpamës që prej Rilindjes e këndej, ai e rehabiliton me të madhe, edhe pse...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cungel:

cungél,-e mb. cung.

cung:

cun/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. pjesë e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë pasi të jetë prerë; kërcu, kërçep; rrënjë a trung hardhie pa degë e pa lastarë: cung lisi (misri, hardhie); e bëj cung cungoj. 2. pjesë e një gjymtyre të prerë të trupit: cungu i dorës.

bungë:

búng/ë,-aII f. sh. -a(t) xhungë; / fig. lëmsh: m’u bë një bungë në grykë.

cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.