Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cungël
cungël:

cúng/ël,-la f. sh. -la(t) cung i vogël.

Të ngjashme:
cungal:

cungál,-i m. sh. -ë(t) 1. dru i shkurtër, që vihet pingul mbi trarët për të mbajtur çatinë; baballëk: cungali i parë. 2. hell i shkurtër e i trashë akulli.

cungel:

cungél,-e mb. cung.

bungël:

búng/ël,-la f. sh. -la(t) bot. shpardh.

cangël:

cáng/ël,-la f. sh. -la(t) bised. 1. kapëse e vogël për të mbërthyer rrobat ose për të varur diçka; mbërtheckë. 2. sh. rrecka, zhele. 3. si ndajf. varur, pezull: e mbante këmbën cangël.

cingël:

cíng/ël,-li m. (cíng/ël,-la f.) sh. -la(t) 1. shkop i shkurtër, të cilin fëmijët e goditin me një shkop më të gjatë; loja me këtë shkop: shkop e cingël; është sa një cingël është shumë i vogël e i imët; / shkop i vogël për të ngritur grackën e zogjve, për të thurur spikun në vegjë etj. 2. xhingël.