Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cungë
cungë:

cúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dele a dhi me bisht të prerë ose me brirë të shkurtër. 2. mishi i dhëmbëve përpara se të dalin dhëmbët e qumështit; trysat.

cung:

cung,-e mb. që e ka një gjymtyrë të trupit të prerë; që ka bishtin a brirët të prerë: e ka bishtin cung.

Sinonime / Të përafërta:
trysat
Të ngjashme:
cung:

cun/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. pjesë e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë pasi të jetë prerë; kërcu, kërçep; rrënjë a trung hardhie pa degë e pa lastarë: cung lisi (misri, hardhie); e bëj cung cungoj. 2. pjesë e një gjymtyre të prerë të trupit: cungu i dorës.

bungë:

búng/ë,-aII f. sh. -a(t) xhungë; / fig. lëmsh: m’u bë një bungë në grykë.

cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.

cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!