Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cunder
cundër:

cúnd/ër,-ra f. sh. -ra(t) copë e madhe e diçkaje: cundër buke.

Të ngjashme:
kundër:

kúndër ndajf. 1. në anë a në drejtim të kundërt; përballë, kundrejt: i rrinte kundër. 2. në një mendim a qëndrim të kundërt; kund. për, pro: votoi (u shpreh) kundër.

kundër:

kúndër- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: “kundër” ose “përballë, kundrejt” (p.sh. kundërmanóvër, kundërsúlm, kundërsulmój etj.).

kundër:

kúnd/ër,-ra f. kryes. sh. -ra(t) vjet. këpucë.

lundër:

lúnd/ër,-raI f. sh. -ra(t) mjet i thjeshtë lundrimi, si govatë e madhe zakonisht prej druri, me rrema ose me shtagë; barkë e ngushtë dhe e gjatë, me rrema ose me vela; trap druri për të kaluar lumin: lundër peshkatarësh (peshkimi); s’bëhet lundra me dru marene (fj. u.) s’bëhet bukë me krunde.

lundër:

lúnd/ër,-raII f. sh. -ra(t) [lúndërz,-a f. sh. -a(t)] zool. kafshë e egër mishngrënëse e ujërave të ëmbla, sa një mace, me qime të shndritshme në ngjyrë kafe të mbyllur, me lëkurë të butë e të çmueshme, që ushqehet me peshq; vidër.