Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cumër
cumër:

cúm/ër,-riI m. (cúm/ër,-ra f.) sh. -ra(t) copë e shkurtër trungu.

cumër:

cúm/ër,-riII m. sh. -ra(t) zool. lloj qefulli me trup boshtor, qefulli i verës, gushtak.

Sinonime / Të përafërta:
gushtak
Të ngjashme:
numër:

núm/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehur në mënyrë të përgjithësuar sasi dhe për të njehsuar; shenja a simboli i këtij nocioni, shifër: numër i plotë (thyesor, dhjetor); numër pozitiv numër më i madh se zeroja; numër negativ numër më i vogël se zeroja; numër konkret numër i shoqëruar me një emër; numër abstrakt numër i pashoqëruar me një emër; numër imagjinar (mat.) numër që shpreh rrënjën katrore të një madhësie a të një njësie negative (p.sh. a2 = -1 ose a = -1); numrat natyrorë (mat.) numrat e plotë me shenjë pozitive që përbëjnë një varg; numrat realë (mat.) numrat e zakonshëm, të dalluar nga numrat imagjinarë; janë me numër janë të numëruar, të llogaritur; / janë shumë pak; janë me kursim; ka pa numër ka në sasi të madhe, ka shumë; është sa për numër është kot, nuk ka vlerë. 2. sasi njerëzish a sendesh; sasi e pacaktuar: numri i pjesëmarrësve (i vetave). 3. shenjë treguese për vendin e diçkaje në një varg sendesh a qeniesh dhe që shërben për ta dalluar nga sendet a nga qeniet e tjera të njëjta; vetë sendi a qenia që shënohet me një shenjë të tillë; copë e vogël metali etj. me një shifër si shenjë dalluese për diçka: numri i shtëpisë (i telefonit); numri i biletës; rruga numër 115. 4. tregon masën e një veshjeje a të këpucëve: numri i këmishës (i këpucëve). 5. pjesë e veçantë e një shfaqjeje, e një koncerti, e një cirku etj.: numra shpejtësie. 6. gazetë a revistë që mban një datë të caktuar: numër i ri. 7. gjuh. kategori gramatikore që tregon nëse është fjala për një ose për më shumë qenie, sende a dukuri ose nëse veprimi, gjendja a një tipar cilësor ka të bëjë me një ose me më shumë qenie, sende a dukuri: numri njëjës (shumës). 8. bised. veprim i papritur e pak i çuditshëm, që bën dikush, trill: mos bëj numra! 9. si mb. bised. i veçantë; i çuditshëm: është numër (dikush).

cimar:

cimár,-i m. sh. -ë(t) pjesë e vegjës me dy rripa metali të dhëmbëzuar anash, e cila e mban pëlhurën të shtrirë para se të mblidhet në shul.

cubar:

cubár,-i m. sh. -ë(t) ai që shkon pas femrave, gruar.

çamër:

çám/ër,-ra f. sh. -ra(t) thërrime: çamra buke.